Flash

Evolucion në futbollin shqiptar, ndryshon edhe Kategoria e Parë: ja si do të jepen verdiktet

Lapsi.al 19 July 2023
Evolucion në futbollin shqiptar, ndryshon edhe Kategoria e Parë: ja si

Kush u surprizua nga formati i ri i Superiores, që u fut menjëherë në fuqi, duhet të mësohet. Edhe formati i kampionatit të "Kategoria e Parë" do të ndryshojë e do të aplikohet që edicionin e radhës. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime të rëndësishme për kompeticionet kombëtare. Miratimi i strukturës dhe skemës së kampionatit “Kategoria e Parë 2023-24” ka qenë një prioritet.

Sipas formatit të propozuar dhe më pas të miratuar nga KE i FSHF, në këtë edicion të ri do të marrin pjesë 12 skuadra. Ato do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë. Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para. Ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:

SI DO TË JEPEN VERDIKTET

- Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.

- Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajë ndeshje play-off. Kjo do të përcaktojë ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore, sipas skemës së mëposhtme:

3-6

4-5

- Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

- Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në "Kategoria e Dytë".

- Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out. Sfidat do të zhvillohen me skuadrat fituese të play off të "Kategoria e Dytё" Grupi A&B.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI