Flash

Dorëzohet Napoli, Kim firmos me Bayern Munich: mungon vetëm zyrtarizimi

Lapsi.al 18 July 2023
Dorëzohet Napoli, Kim firmos me Bayern Munich: mungon vetëm
Bayern Munich-Kim, vjen edhe firma. Gazeta gjermane Bild njoftoi përfundimin e marrëveshjes mes bavarezëve dhe mbrojtësit. Min-jae fillimisht qendroi në një hotel në qytetin bavarez dhe më pas vendosi firmën e tij në lidhjen 5-vjeçare me Bayern. Bavarezët formojnë kështu një mbrojtje të hekurt me De Ligt, Kim dhe Upamecano. Së shpejti duhet të ketë një njoftim për shtyp nga dy klubet, për të zyrtarizuar marrëveshjen. Kim largohet nga Napoli pas vetëm një sezoni në të cilin fitoi titullin kampion. Koreano-jugori ishte një lider në mbrojtjen e të kaltërve, duke grumbulluar 45 prezenca dhe 2 gola. Kim u zgjodh gjithashtu mbrojtësi më i mirë në Serie A. Për të kaltrit tashmë ka nisur faza e kërkimit të një zëvendësuesi e në tavolinë ka shumë emra. Lexo më tej: Kim te Bayern, Napoli bllokon gjithçka: luftë ligjore mes dy klubeve Kandidati kryesor dukej se ishte Giorgio Scalvini. Por kërkesat e larta (50 mln) nga Atalanta e bënë Napolin të ndryshojë kurs. Kështu doli në mënyrë dërrmuese kandidatura e Max Kilman. 26-vjeçari mbrojtës qendre i Ëolverhampton shihet si profili ideal: mëngjarash, i aftë për të luajtur si mbrojtës i krahut. Megjithatë, ai nuk është një lojtar i lirë. Kërkesa e Ujqve është afërsisht 30 milionë. Drejtuesit italianë po negociojnë deri në fund me britanikët.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @kiminjae3

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI