Flash

Rreh me grushta një djalë dhe e lë pa ndjenja: arrestohet portieri, Hertha Berlin e pezullon

Lapsi.al 18 July 2023
Rreh me grushta një djalë dhe e lë pa ndjenja: arrestohet
Portieri Marius Gersbeck ishte një nga blerjet e para të këtij sesioni të merkatos së transferimeve për Hertha Berlin. Duhet patur parasysh se kryeqytetasit u rrëzuan në fund të sezonit të kaluar në Bundesliga 2. Një blerje me një domethënie të veçantë. 28-vjeçari ish-portieri i Karlsruhe ka lindur në kryeqytetin gjerman dhe është rritur në futboll pikërisht në klubin e qytetit të tij. Një rikthim pra, me tifozët që e kanë zgjedhur tashmë si idhullin e tyre të ri. Madje vetë portieri është deklaruar gati për të luajtur rolin e ndërmjetësit mes skuadrës, klubit dhe ultrasve. Megjithatë, për fat të keq, e gjithë kjo inisiativë mund të ketë përfunduar tashmë pa nisur ende. Faji i asaj që ndodhi natën mes së shtunës dhe të dielës në Zell am See, në Austri, ku është selia e grumbullimit të Hertha.

GERSBECK IKU PA LEJE NGA GRUMBULLIMI

Gjatë grumbullimit të Hertha Berlin në Zell am See, portieri pati idenë e mirë që të merrte pjesë, së bashku me disa ultras, në një festë në qytetin austriak. E kjo pa autorizimin e klubit. Aspak i kënaqur që kishte shkelur rregullat e sjelljes së klubit, në të gdhirë, gjërat u përkeqësuan. Jo shumë larg hotelit ku qëndronte skuadra, Gersbeck pati një përplasje me një 22-vjeçar vendas, që përfundoi në sherr. Gersbeck e goditi djalin në fytyrë me grusht, duke bërë që ai të përplaset me një kuti postare. Fatkeqësisht ai ra përtokë, pa ndjenja, për shkak të impaktit. I transportuar në spital, djali kishte pësuar një thyerje të mollëzës dhe hundës. Në bilanc duhet shtuar edhe një dhëmb i thyer. Sipas disa dëshmitarëve, portieri më pas është larguar me vrap, por falë disa fotove është njohur nga policia që ka shkuar për ta marrë direkt në hotel. I raportuar dhe i pezulluar, tani rrezikon edhe të shkarkohet nga klubi: “Pas hetimit të policisë për lojtarin tonë Marius Gersbeck, ne kemi vendosur të pezullojmë Marius”, sqaroi Hertha. “Djali është larguar nga hoteli i ekipit pa leje”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Hertha BSC (@herthabsc)

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI