Flash

Dy orë e gjysëm fluturim, masa sigurie e tifozë kundërshtarë që i pritën: Tirana mbërrin në Batumi

Lapsi.al 19 July 2023
Dy orë e gjysëm fluturim, masa sigurie e tifozë

Në Gjeorgji për të tentuar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League. Tirana ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Batumi, ku të enjten do të përballen me Dinamon. Rezultati 1-1 i ndeshjes në Arena Kombëtare lë të hapur të gjithë skenarët.

Një transfertë delicate, por me bardheblutë që kanë bindjen se mund tia dalin. Skuadra kryeqytetase mori fluturimin herët në mëngjes, duke u ngritur nga aeroporti Nënë Tereza në orën 6.30. Pas dy orë e gjysëm fluturimi, bardheblutë kanë arritur në Batumi, ku janë akomoduar në hotelin në dispozicion.

PRITJA KUNDËRSHTARE

Ardhja e Tiranës nuk ka lënë indiferentë gjerogjianët. Në hyrje të aeroportit, sipas asaj që mësohet, ishin grumbulluar një pjesë e tifozëve të Dinamo Batumi, që e pritën Tiranën duke bërë tifozllëk për ekipin e tyre. Më pas ekipi është nisut për në hotel, ku është shoqëruar nga makinat e policisë. Stërvitja zyrtare do të jetë në orarin e sfidës së të enjtes, në orën 19.00 dhe pastaj konferenca për shtyp. Kthimi është programuar menjëherë pas ndeshjes, me fluturimin çarter, nga ku bardheblutë shpresojnë të zbresin në kryeqytet si të kualifikuar…

Lexo më tej: Tre lojtarë jashtë forme, por Shehi i detyruar t’i ketë titullarë: Tirana gati për Dinamo Batumin

SITUATA TE BARDHEBLUTË

Tekniku Orges Shehi, duke parë limitet fizike të disa lojtarëve, kërkon një ndërthurje punë, për të lehtësuar pikërisht ngarkesën e tyre në fushën e lojës. Bardheblutë nuk do të ndryshojnë shumë në prapavijë, me vetëm Përgjonin, që mund të marrë vendin e Micit. Por kjo është një cështje që Shehi do ta vendosë vetëm pas seancës së fundit zyrtare në Gjeorgji. Ajo që është e sigurtë është se Lushkja do të rikthehet të marrë vendin e tij në fushë. Regi ka përmirësim të ndjeshëm të kondicionit dhe garanton prezencë të vazhdueshme në zonë, ashtu si në fakt edhe Hila. Ky fakt i bën të dy lojtarët të jenë përpara hierarkisë me një mes Jonuzit e Deliut që duhet t’i hapë vend.

Kaina Nunes po punon me grupin por jo me ngarkesë të plotë. Lojtari nuk është ende gati për të përballuar 90 minuta, pas virozës që e sfiliti përpara ndeshjes së parë. Nga ana tjetër, Tirana ka planifikuar të fitojë kohë, për të shpërndarë lodhjen e transfertës.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI