Flash

Tetova i prirur të përdorë “asin nën mëngë”: Isgandarli në vend të ‘shpenzuesit’ Paulauskas

Lapsi.al 19 July 2023
Tetova i prirur të përdorë “asin nën

Statistikisht dominuan vajtjen në transfertë kundër Ararat Armenia. E këtë herë Edlir Tetova kërkon ta fitojë edhe me rezultat. Në këtë pikë gjërat për tu bërë nuk janë shumë. Por Egnatia e tij ka nevojë për ndonjë përmirësim ingranazhesh, për të shkuar te ai goli që do të clironte më pas psikologjikisht edhe skuadrën. E sigurtë se nuk do të ketë lëvizje të mëdha, me teknikun që do të rikonfirmojë pjesën më të madhe të zgjedhjeve të bëra në transfertën armene. Por goli duket se ka një ilaç dhe quhet:  Vüsal Isgandarli.

E megjithatë, duhet zgjidhur çështja e golit për të mos ngarkuar gjithë përgjegjësinë te Dwamena. Rastet e shumta të humbura kërkojnë reflektim. Të gjithë e kanë të fiksuar momentin kur Paulauskas, përballë portierit, e shënjestroi këtë të fundit në fytyrë. Apo edhe Kasa që shpenzoi një kundërsulm brilant. Sidoqoftë, është lituanezi ai që mund të humbasë vendin, sepse tashmë është gati të bëjë diferencën Vüsal Isgandarli. Azerbajxhanasi erdhi pikërisht për të zgjidhur situatat para portës në këtë merkato. Tani 27 vjeçari është njohur me ekipin dhe mund të jetë lëvizja vendimtare e Tetovës.

Tekniku rrogozhinas ka dhe një tjetër ide për mesfushën, ku spikat Alessandro Ahmetaj. Mesfushori i lindur në Itali dhe i transferuar nga Gorica është në dualitet me Zejnullain. Idea  teknikut është për t’i dhënë më tepër progression në ¾ e fushës. Prapavija pastaj nuk do të ketë asnjë ndryshim, me Sherrin që do të ruhet nga katërshja defensive: Musta, Memolla, Malota e Fangaj.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Portier: Sherri

Mbrojtës: Fangaj, Memolla, Malota, Musta

Mesfushorë: Ahmetaj (Zejnullahi), Aleksi, Fernando

Sulmues: Kasa, Isgandarli (Paulauskas), Dwamena

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI