Flash

Video/ Lushkja e Deliu kualifikojnë Tiranën në Batumi: në raundin e dytë i pret Besiktas

Lapsi.al 20 July 2023
Video/ Lushkja e Deliu kualifikojnë Tiranën në Batumi: në

Tirana bëhet skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në raundin e dytë të kompeticioneve europiane. Bardheblutë shkuan të fitojnë 1-2 në Gjeorgji përballë Dinamo Batumi, pas barazimit të ndeshjes së parë. Lushkja, ashtu si në Tiranë dhe Deliu fundosën gjeorgjianët. Nuk vlejti për asgjë goli i vonë i Kapanadze dhe 11 minutat shtesë: në takimin me Besiktas shkon Tirana.

Shehi kishte bërë lëvizjet e tij, duke vënë bast në energjinë e Përgjonit dhe inteligjencën taktike të Regi Lushkja. Bardheblutë i lanë kundërshtarit inisitivën, duke pritur momentin. Strategji e zgjedhur nga Shehi edhe për faktin se Hoxhallari, Doka, apo Latifi, nuk kanë formën e tyre më të mirë fizike. Dinamo megjithatë nuk e justifikoi mbajtjen e topit me vetëm pak tentativa nga distanca.

Tirana lejoi pak dhe goditi me inteligjencë në minutën e 28. Lushkja, autori i golit të barazimit në ndeshjen e parë, goditi saktë në qendër të zonës duke mposhtur portierin. Një aksion që u pa të përsëritet disa herë gjatë lojës, me krosimin e Abazaj nga e djathta.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/lshkja.mp4"][/video]

DELIU E ANKTHI I 11 MINUTAVE SHTESË

Bardheblutë nuk e ndryshuan sistemin e lojës në pjesën e dytë, duke përdorur kundërsulmin e shpejtë. Gjeorgjianët nuk bëjnë keq, me Tiranën të shkurtër që nuk lejoi hapësira. Një lojë e menduar ajo e 26 herë kampionëve të Shqipërisë që shfrytëzuan aksionin identik si në golin e parë, edhe në minutën e 78'. Deliu mori pasimin në qendër të zonës dhe e djathta e e tij ishte e pakapshme për portierin Chichkan.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/deliu.mp4"][/video]

U duk e mbyllur po kështu nuk ishte, sepse me 11 minuta shtesë erdhi goli i Kapanadze, që i dha shpresë Dinamo Batumit. Presionin e mbajti me qetësi Tirana, që nuk rrezikoi asgjë dhe në fund rrëmben kualifikimin. Herën e fundit që kishte fituar në Europë, bardheblutë e kishin bërë pikërisht ndaj një skuadre gjeorgjiane. E tani, në raundin e dytë i pret Besiktas.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/batumi.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI