Flash

Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku i frikësohet ‘kurthit’

Lapsi.al 20 July 2023
Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku

Chelsea e konsideron të tepërt, Inter nuk dëshiron më të dijë për të, Juve bën lëvizjet e tij, merr kohë dhe mbi të gjitha kërkon kohë. Me pak fjalë, Lukaku për momentin nuk e di se ku dhe me cilën fanellë do të luajë. Belgu është tani një futbollist që punon e stërvitet vetëm. E në 20 korrik kjo sigurisht nuk është një gjë e mirë. Ndoshta, për momentin, të vetmit që e duan vërtet janë arabët e Al Hilal. Pikërisht ata që i kishin ofruar tashmë një kontratë monstruoze një muaj më parë. Belgu i refuzoi, por mes dyshimeve që e mbërthyen, një tjetër i është shfaqur orët e fundit: ‘Po sikur të përfundonte i bllokuar’?

Në këtë drejtim, përflitet - shkruan Gazzetta dello Sport - se Big Rom është përpjekur të sistemonte mardhënien me Inter. Sulmuesi është përpjekur të kuptojë nëse është mundësia për një afrim të ri. Një tentativë për të parë gatishmërinë e zikaltërve për ta falur, që ka marrë përgjigjen që i frikësohej. Dyert i janë mbyllur nga të gjithë, nga presidenti Zhang te Marotta, nga Ausilio te Baccin e deri te ish-shokët e tij të skuadrës.

Lexo më tej: "La fin", fraza e Lukakut çmend tifozët e Juventus në rrjetet sociale

TELASHET PËR JUVENTUS

Te Juventus është Max Allegri që shtyn shumë për belgun. Tekniku e konsideron atë si sulmuesin ideal për mënyrën e të kuptuarit të futbollit. Megjithatë, drejtuesit e Juventus janë të kujdesshëm, fillimisht duhen bërë shitjet, ndoshta, Vlahovic. Pastaj, duhet investuar një pjesë e madhe të të ardhurave për një lojtar 30-vjeçar, me një rrogë shumë të rëndë, për më tepër të papëlqyer nga tifozët. Kështu, Lukaku mbetet tani për tani pa siguri dhe pa një ekip të vërtetë. Pret bardhezinjtë, mendon përsëri për zikaltrit, e nis të marrë në konsideratë sauditët. Askush nuk e imagjinonte një verë kaq komplekse.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI