Flash

Shqipëria miqësore me Bullgarinë: barazime ndaj Stoichkov e Berbatov, por nuk fitojmë prej 73 vjetësh

Lapsi.al 20 July 2023
Shqipëria miqësore me Bullgarinë: barazime ndaj Stoichkov e

Një kundërshtar i njohur, që ndoshta nuk ka prestigjin e dikurshëm kur luanin Stoichkov e Berbatov, por që ruan precedentë të favorshëm. Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Bullgarinë dhe lajmi është zyrtar. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me homologen Bullgare. Ndeshja do të luhet më 17 tetor 2023 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.

FIFA ka lënë data të lira për të gjitha kombëtaret që janë në grupe me nga 5 ekipe. Edhe në muajin mars, ishte planifikuar një miqësore kundër Uzbekistanit, por që u anulua në ditët e fundit. Për datën e lirë të tetorit, FSHF gjeti dakordësinë me Federatën Bullgare, për të organizuar një ndeshje miqësore. Më 12 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të luajnë ndaj çekëve në stadiumin ‘Air Albania’. Pas sfidës për kualifikueset e ‘Gjermani 2024’ do të luhet miqësorja me bullgarët.

Në muajin shtator, Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e saj në “Gjermani 2024”, kundër Republikës Çeke më 7 shtator në transfertë dhe tre ditë më vonë, ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’.

PRECEDENTËT

Sa i përket kundërshtarit të miqësores, kjo do të jetë hera e 12 që dy përfaqësueset ballkanase do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Bullgaria janë përballur jo vetëm ‘miqësisht’, por edhe në ndeshje të vlefshme për kualifikuese të Kampionatit Europian, eliminatore të Kampionatit Botëror, por edhe për Kupën Ballkanike.

Pesë fitore të bullgarëve, katër barazime e dy suksese kuqezi në 11 sfidat e mëparshme. Kuqezinjtë nuk fitojnë që nga viti 1950, 2-1 në një miqësore, katër vjet nga suksesin në Kupën e Ballkanit. Ajo e tetorit 1946 ishte edhe sfidat e parë mes dy kombëtareve. Më pas vetëm humbje e barazime. Spektakolare ajo e vitit 1995, në kualifikueset e europianit, kur Bullgaria e Stoichkov, e katërta në Botëror, u ndal 1-1 nga të besuarit e teknikut neptun Bajko. Pastaj edhe barazimi i dyfishtë në Sofie e Tiranën ndaj skuadrës së Berbatov, kur në pankinën shqiptare ishte Otto Baric.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI