Flash

"Alo Dusan? Jam Ancelotti": lëvizje e beftë e Real Madrid për Vlahovic

Lapsi.al 21 July 2023
"Alo Dusan? Jam Ancelotti": lëvizje e beftë e Real Madrid

Pjesa më e madhe e merkatos së transferimeve në hyrje të Juventus sillet rreth Dusan Vlahovic, kjo tashmë është e qartë. Pikërisht kur u duk se PSG-ja e kishte zhvendosur vëmendjen te Goncalo Ramos, duke hequr dorë nga serbi, mbërrin Real Madrid. Blancos vazhdojnë të ëndërrojnë për Kylian Mbappé, por nuk janë të sigurt që francezi do të jetë i lirë këtë verë. E për këtë arsye mbajnë të hapur çdo alternativë pasi kanë nevojë për një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzema, i cili ka shkuar në Arabinë Saudite. Në këtë kuptim, Vlahovic është i preferuari i Carlo Ancelotti, i cili e telefonoi në orët e fundit për t'i shprehur vlerësimin dhe për ta mbajtur në një farë mënyre "ngrohtë".

Turneu amerikan mund të jetë vendimtar në këtë kuptim. Kjo duke pasur parasysh se Juve dhe Real do të takohen në fushë më 3 gusht. E siç ndodh shpesh në këto raste, mund të flitet për merkato. Spanjollët duan Mbappe, të cilin, megjithatë, PSG nuk dëshiron ta lirojë për më pak se 200 milionë. Shumë për një lojtar në skandencë verën e ardhshme. Kështu, lindi hipoteza B, që çon te Vlahovic. Në të njëjtën kohë, duke e ditur se në 2024 do të kenë Mbappe pa asnjë kosto, merengues do të donin një sulmues në huazim me të drejtë blerje. Një formulë që Juventus nuk e merr fare në konsideratë. Nëse Vlahovic shitet, do të jetë vetëm për të sistemuar një pjesë të llogarive (siç tha Giuntoli). Kjo do të krijonte likuiditet për të tentuar pastaj Romelu Lukuku.

Lexo më tej: "Eja serb, do t’i presim tre gishtat": tifozë që bëjnë shqiponjën me duar kërcënojnë Vlahovic

JUVENTUS, TAKIM ME BARCELONËN PËR KESSIE

Spanja është konstante në merkaton bardhezi, duke qenë se pritet një kontakt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë me Barcelonën, për Franck Kessie. Me Arthur në drejtim të Fiorentinës dhe McKennie që është ende në merkato, Allegri ka nevojë një përforcim në mesfushë dhe ish-milanisti është në rreshtin e parë. Katalanasit kanë hapur hipotezën e një huazimi me detyrim blerje, por me një vlerësim jo më pak se 20 milionë euro. Megjithatë bardhezinjtë duhet t'i kushtojmë vëmendje konkurrencës nga disa klube angleze.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI