Flash

Një miliardë euro e kontratë e përjetshme: ofertë e paprecedentë për Mbappé

Lapsi.al 21 July 2023
Një miliardë euro e kontratë e përjetshme: ofertë e

Në këtë sesion merkato transferimesh po tejkalohet çdo limit. Oferta me shifra të çmendura. Rroga faraonike për të bindur futbollistët të pranojnë të luajnë në kampionate apo skuadra në të cilat ndoshta, normalisht, nuk do t'i dëshironin. Kampionati i Arabisë Saudite po bën cudira në këtë drejtim, por nuk është i vetmi. Në Francë është sheiku i zakonshëm i PSG, që vazhdon punën për të bindur Kylian Mbappé.

Të ndarë në shtëpi, kjo është situata mes Mbappé dhe PSG. Pas shpine është hija këmbëngulëse e Real Madrid, që do ta donte francezin që në këtë sezon. Por sheiku i klubit francez nuk dëshiron të heqë dorë nga ideja për të humbur yllin e tij. Mbappé do të dilte me parametër zero sezonin e ardhshëm, por në Katar kanë ide tjetër. Ata dëshirojnë ta mbajë sulmuesi përgjithmonë në klubin parisien. Kështu, sipas asaj që raporton gazeta Defensa Central, fondi arab që zotëron PSG-në ka urdhëruar që lojtarit t'i ofrohet kontrata e paprecedentë. 1 miliard euro për një kontratë 10-vjeçare. Kjo do të thoshte një pagesë prej 100 milionë euro në sezon, duke luajtur në nivele të larta.

Lexo më tej: Presioni i PSG mbi Mbappé nuk bën punë, shtyhet afati: sulmuesi duhet të vendosë deri në 31 korrik

DO TË BËHEJ SPORTISTI MË I PAGUAR NË BOTË

Një propozim që nëse konfirmohet mund të bëjë që ylli francez të lëkundet. Mbappé deri tani ka qëndruar i palëkundur në pozicionet e tij. Ai kërkon të qendrojë me PSG edhe këtë sezon dhe të largohet më pas me parametër zero, ndoshta për t'iu bashkuar Real Madrid. Por një miliardë euro në 10 vjet janë shumë para, që do ta çonin atë të ishte futbollisti më i paguar dhe ndër sportistët më të paguar në botë. Në futbollin modern ku dominon paraja, edhe Mbappé mund të dorëzohet dhe të ndryshojë mendje.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI