KA FIRMOSUR ME REAL
Vendimi, u bë zyrtar me listën e skuadrës së publikuar nga Luis Enrique, pas miqësores së fituar pasdite nga PSG kundër Le Havre (rezultati 2-0). Sigurisht që kjo sanksionon përfundimisht ndarjen mes Mbappè dhe Nasser Al-Khelaifi. Presidenti katariot vetëm pak ditë më parë i kishte dërguar një sinjal shumë të qartë sulmuesit të tij. ("Kush nuk do të të luajë për PSG, nuk duhet të jetë këtu"). Lexo më tej: Një miliardë euro e kontratë e përjetshme: ofertë e paprecedentë për Mbappé Klubi kampion i Francës, zbulon L'Equipe, është i bindur se sulmuesi 25 vjecar tashmë ka një marrëveshje me Real Madrid për verën e ardhshme. Pikërisht kjo është edhe arsyeja e vendimit të bujshëm të pronësisë katariote. Vetëkuptohet që një lamtumirë e mundshme e Mbappe në këtë dritare mund të trazojë plotësisht merkaton e sulmuesve. E natyrisht që do të përfshijë drejtpërdrejt Juventus (Vlahovic) dhe Napolin (Osimhen).NJË MBAPPE NË LISTË ËSHTË...
Mes 29 lojtarëve të grumbulluar nga Luis Enrique për turneun në Japoni, ka megjithatë një Mbappé. Ai është Ethan, vëllai më i vogël i sulmuesit. Mesfushori i lindur në vitin 2006, Ethan Mbappé është një mesfushor që luan në akademinë e të rinjve të klubit parisien. Prezent Renato Sanches (në synimet e Romës), mungon Paredes që pëlqehet nga Lazio.Le groupe parisien pour la tournée au Japon. ⤵️
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 21, 2023