Flash

Verstappen 'djeg' McLaren për pole position: Leclerc e Sainz mbyllin top five në Silverstone

Lapsi.al 8 July 2023
Verstappen 'djeg' McLaren për pole position: Leclerc e Sainz

Djemtë e McLaren ia vështirësuan jetën në sulmin final, por Max Verstappen nuk dështoi të merrte pole position në Çmimin e Madh të Britanisë. 1 minutë, 26 sekonda e 720 të mijëtat për holandezin, që në sekondën e fundit mundi Lando Norris me 241 mijëshe dhe Oscar Piastri me 372. Ferrari duhet të kënaqet me kohën e katërt dhe të pestë të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Dy pilotët ishin respektivisht në 416 dhe 428 të mijëta nga Verstappen.

Gjithësesi, performanca të cilat autorizojnë skuderinë nga Maranello të shkojnë në kërkim të podiumit në raundin e dhjetë të Kampionatit Botëror. Kualifikueset për garën e të dielës u zhvilluan në një alternim shiu dhe periudhash me diell, me mbylljen krejtësisht në të thatë.

Për kokëkuqet, kualifikueset nuk ishin veçanërisht të shkëlqyera dhe shpresat u venitën nga rritja e performancës së McLaren. Britanikët më në fund, në agimin e GP së 10 të Kampionatit Botëror, gjetën një mënyrë për të festuar gjashtëdhjetëvjetorin e team Woking, pas paraqitjes së mirë të disa ditëve më parë në Spielberg.

Lexo më tej: Zyrtare/ Ndryshon fundjava e GP në F1 me Sprint Race: nis gjithçka nga gara në Baku

Disa shenja nervozizmi, duke u kthyer te Reds, vijnë nga intoleranca e Sainz për t'i hapur rrugë Leclerc, kur piloti nga principata po dilte nga pit lane. E, gjithashtu, nga ironia e këtij të fundit kur spanjolli e parakaloi nga jashtë për të fituar një "track position" më të avancuar në momentin e nisjes në finalen konvulsive të Q2.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI