Flash

Video/ Gafa e Güler në prezantimin te Real Madrid: turku çohet pa mbaruar fjalën presidenti Perez

Lapsi.al 8 July 2023
Video/ Gafa e Güler në prezantimin te Real Madrid: turku çohet
Aventura e Arda Güler te Real Madrid fillon me një gafë të sikletshme, por pa të keq. Talenti i ri turk, i blerë për 20 milionë nga Fenerbahçe, ishte protagonist i një skene kurioze. E ai që u vu në siklet, gjatë prezantimit të tij, ishte presidenti Florentino Perez. Pasi dëgjoi emrin e tij në kufje me përkthimin, Güler u çua menjëherë dhe iu afrua presidentit të klubit, edhe pse fjalimi i këtij të fundit nuk kishte përfunduar ende. Perez u përpoq t'i kërkonte të qëndronte në vend, por pa sukses. E kështu e mbylli fjalën e tij me futbollistin e ri në krah. Turku qendroi pranë podiumit në pritje dhe me një vështrim paksa të hutuar. Videoja bëri menjëherë xhiron e internetit, duke ngjallur të qeshurat e tifozëve të Real, të cilët natyrisht e kuptuan emocionin dhe e inkurajuan.

VIDEO

Fantazisti 18 vjeçar ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare. I kushtuar 20 milionë plus 10 bonuse, mesfushori sulmues u prezantua në Valdebebas, qendra sportive e merengues, në orën 12:00. Blancos mundën konkurrencën e shumë klubeve evropiane, mes të cilëve Barcelona, Milan e Sevilla. Personalitet absolut, një e majtë shumë delikate dhe shumë kreativitet. Këto janë cilësitë e adoleshentit Güler, që është gjithashtu titullar në kombëtaren e Turqisë. Në ndeshjen e fundit kundër Uellsit, ai magjepsi Europën me një të majtë në kryqëzimin e shtyllave nga 25 metra. Lojtari në modulin taktik të teknikut Ancelotti mund të zërë vendin në krahun e djathtë në 4-3-3, kur Rodrygo të vendoset si sulmues. Turku mund të jetë edhe rifinitor pas Vinicius dhe vetë Rodrygo në 4-3-1-2 kaq të dashur të trajneri nga Reggiolo. Lexo më tej: Barcelona i rrëmben Milan talentin Guler: Deco mision në Turqi për të bindur Fenerbahce Turku ishte një nga objektivat kryesore të merkatos së Milan, që duhej t’i dorëzohet vullnetit të lojtarit, familjes së tij dhe kërkesave për komisione të konsideruara të tepërta. Asgjë për të bërë edhe për Barcelonën, pavarësisht fjalëve të Johan Laporta se Deco ishte gati të mbyllte marrëveshjen. Ata që dolën fitues, siç ndodh shpesh për lojtarët e rinj më të mirë në botë, ishin Casa Blanca.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI