Flash

Inter, sekretet e Trubin: shënimet në një shishe, pritja e tre penalltive dhe partnerja menaxhere

Lapsi.al 8 July 2023
Inter, sekretet e Trubin: shënimet në një shishe, pritja e tre

Njëzet e dy vjeç në 1 gusht, Anatolji Trubin tashmë ka një histori të gjatë për të treguar. Ukrainasi nga Donetsk mbron portën e kombëtares së Ukrainës që në moshën 19-vjeçare, i promovuar nga Shevchenko. Por në arritjen që bëri xhiron e botës ai kishte fanellën e klubit të tij, Shakhtar. Në një ndeshje të shkurtit të kaluar kundër Rennes në Europa League, Trubin arriti të presë tre penallti. Portieri ishte vendimtar duke e kualifikuar ekipin e tij në raundin tjetër. Meritë, si u zbulua pas ndeshjes, e shënimeve të shkruara në një shishe. Diçka e ngjashme me studentin që shkruan formula matematikore në kyçin e dorës për t'i përdorur në momentin e duhur gjatë provimit. Portieri rikujtonte sekretet e kundërshtarëve të tij duke pirë dy gllënka para penalltive.

I identifikuar si pas-Donnarumma nga Milan, që pastaj zgjodhi Maignan, Trubin ka vite që është nën vëzhgim nga klubet e mëdha evropiane. Protagonizmi në kombëtare dhe përvoja në kupat evropiane e bëjnë atë një portier të gatshëm për t'u përdorur në nivele të larta. Në fushë ai tregon gjithmonë autoritet të madh. I mungojnë ndoshta aftësitë e ndërtimit, që Onana zhvilloi gjatë viteve në Masia të Barcelonës.

JETA PRIVATE

Në jetën e përditshme është shumë i fejuar me Vladislava Galagan. Ajo është themeluese dhe pronare e një kompanie bukurie, Galagan Brows. Kush e di nëse Milano mund të bëhet qyteti i duhur për të zhvilluar biznesin e saj, që në Ukrainë po shkëlqen. Ndërkohë, në profilin e saj në Instagram @galaagannn, tifozët zikaltër kanë nisur t'i dërgojnë mesazhe dashurie: “Eja në Milano”, “Italia ka një klimë të mirë dhe ushqimi është i mirë!”. Për portierin ukrainas, nuk mungojnë gjykimet pozitive nga ish-portieri Stefano Sorrentino, tani komentues i Mediaset: "Ai është i ri, por shumë i fortë. Pavarësisht gjatësisë së tij, ai është shumë reagues ndaj topave të ulët. Ai është portieri klasik modern. Nëse vazhdon të rritet duke konkurruar kundër ekipeve europiane të nivelit të lartë, do të jetë në gjendje të bëhet një nga më të fortët në botë”.

Kur ndaloi Inter të Antonio Conte në Champions League duke neutralizuar Lukakun, Trubin kishte një rrogë prej 5000 eurosh. Djaloshi sapo i kishte rrëmbyer punën Pyatov, duke e nisur sezonin me pagën minimale. Trubin bën përshtypje me lartësinë e tij - 199 centimetra. Një hap larg 2 metrave dhe, për disa orë, edhe nga Inter.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI