Flash

Spezia, tifozët në revoltë kundër logos së re: "Duket si një simbol neonazist"

Lapsi.al 7 July 2023
Spezia, tifozët në revoltë kundër logos së re:

“Duket si simbol neonazist”, “ofendon historinë e qytetit tonë”. Një qytet i tërë është në revoltë kundër simbolit të ri të Spezia Calcio. Shumë tifozë dhe qytetarë kanë parë në ndryshimin e logos së ekipit vendas, ngjashmëri të ndryshme me simbole që të kujtojnë nazizmin dhe lëvizjet e ekstremit të djathtë. Brenda pak orësh në faqen zyrtare të klubit Spezia dhe në rrjetet sociale janë shfaqur një sërë komentesh.

Madje ka nisur edhe një mbledhje firmash në platformën change.org për t'i kërkuar pronësisë që të mos miratojë simbolin e ri. “Nuk mund të shkelësh një simbol mbi 100-vjeçar, që ka bërë historinë e Spezia Calcio në këtë mënyrë”, thuhet në peticion. Ish-klubi i sulmuesit të kombëtares Rey Manaj, ka menduar një ndryshim në imazh, që nuk është perceptuar mirë nga tifozët e tyre.

Lexo më tej: Video/ Shikoni kontestimin e tifozëve të Inter, pas traumës në Spezia: "Tregoni që keni bo*e"

me të cilën fansat tanë mund të krenohen”, nënvizohet në videon e prezantimit të shoqërisë, që shpjegon kompozimin e dhënë nga një shqiponjë dominuese dhe shkronjat e ndërthurura S C, që të kujtojnë një spirancë. Ndërkohë, protesta e tifozëve të Spezia kundër logos dhe simbolikës, që ajo duket se kujton, vazhdon hapur.

https://youtu.be/32441a2MAJM

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI