Flash

Video/ Mount shkon te United, fanella i hidhet në tualet dhe copëtohet nga tifozët e Chelsea

Lapsi.al 6 July 2023
Video/ Mount shkon te United, fanella i hidhet në tualet dhe copëtohet
Siç dihet, Mason Mount është tashmë një lojtar i ri i Manchester United. 24-vjeçari anglez është larguar nga Chelsea pas 18 vitesh. Ndoshta edhe për këtë, reagimi i disa tifozëve Blues duket se i ka kaluar kufijtë e mirësjelljes. Ata kanë përdhosur fanellën e tij, duke i shkruar 'gjarpër' në të, përpara se ta grisnin e ta hidhnin në tualet. SHIFRAT E TRANSFERIMIT TE UNITED Marrëveshja që solli playmakerin anglez te Manchester United, me të cilin nënshkroi kontratë pesëvjeçare, u finalizua një ditë më parë. Red Devils paguan 54 milionë paund, rreth 64 milionë euro, për të marrë lojtarin nga Stamford Bridge. Lexo më tej: FOTO/ E bukur, bjonde dhe e rrezikshme: Mount përndiqet nga Devil Baby REAGIMI I PASKRUPULLT I TIFOZËVE Një goditje e rëndë për tifozët e Blues, disa prej të cilëve nuk e kanë tretur realisht transferimin e Mount te Djajtë e Kuq. Kjo dëshmohet edhe nga video e shpërndarë në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë një grup djemsh që synojnë të shfryjnë zemërimin e tyre mbi fanellën e Mount. Pas shkrimeve fyese në pjesën e pasme të fanellës, tifozët e Chelsea më pas e shtuan dozën duke e vendosur fillimisht në tualet, më pas duke e grisur ashpër. Të gjitha para se ta hedhin në koshin e plehrave.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI