Flash

Përplasja mes PSG e Mbappé i ka efektet në Napoli: Al Khelaifi shënjestron Osimhen

Lapsi.al 7 July 2023
Përplasja mes PSG e Mbappé i ka efektet në Napoli: Al Khelaifi

Fërkimet mes PSG dhe Mbappè, nga Parisi arrijnë deri në Napoli dhe “frikësojnë” tifozët e të kaltërve. Më pak, ose ndoshta aspak, presidentin Aurelio De Laurentiis. Arsyeja është e thjeshtë. Nëse sulmuesi francez nuk rregullon marrëdhëniet me klubin e tij, do të dalë në shitje. Presidenti Al Khelaifi e kishte të qartë se Kylian nuk do të largohej me parametër zero vitin e ardhshëm. Megjithëse vlerësimi i Mbappè është rreth 200 milionë euro, nuk do të mungojnë blerësit për të. Real dhe Liverpool, shkruajnë në Paris, janë gati për çdo gjë. E këtu hyn në lojë Napoli, më saktë, Osimhen. Nigeriani shihet si trashëgimtari i përsosur i kampionit francez nën Kullën Eiffel. Kjo është arsyeja pse përplasjet në Francë janë ndjerë edhe shum më në jug.

Përplasja eventuale e Al Khelaifi ka arsye t’i trembë tifozët napolitanë, të dashuruar me njeriun e maskuar që u solli kampionatin e tretë. Por kjo situatë nuk shqetëson presidentin De Laurentiis që caktoi çmimin për xhevahirin e tij: 180 milionë! Është e qartë se nëse PSG do të kërkojë një sulmues të ri dhe do të ofronte një shifër të tillë (e përcaktuar si e palogjikshme nga Bayern Munich) do të ishte e pamundur t’i thuash jo.

Lexo më tej: Bayern i pakënaqur, Hoeness sulmon De Laurentiis: "Kërkohen shifra jashtë logjikës për Osimhen:

Ndërkohë, AdL po negocion shumë më konkretisht rinovimin e kontratës me sulmuesin e tij. Bëhet fjalë për një zgjatje deri në vitin 2027, pagë vjetore 7 milionë plus bonuse dhe përfshirje e një klauzole prej 120 milionë eurosh. Përtej problemeve parisiene dhe thashethemeve franceze, realiteti është në fakt ky. De Laurentiis synon të rinisë, sigurisht jo të shesë, xhevahirin e tij. E nëse do ta bënte këtë ndonjëherë, kjo do të ndodhte vetëm me kushtet e tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI