VIZITAT MJEKËSORE “TË ÇMENDURA” TË KIM
Eksperti i njohur i merkatos Fabrizio Romano kishte shkruar në kanalet e tij sociale për këtë çështje. Sipas tij pjesa kryesore e ekzaminimeve mjekësore të Kim Min-jae kishte përfunduar. E para se të zyrtarizonte transferimin, pritej vetëm shlyerja e klauzolës nga Bayern. Megjithatë, duke rinovuar këtë lajm, Bild shpjegoi se gjërat nuk janë aspak kështu. E përditshmja gjermane i cilësoi kontrollet mjekësore që po i bëhen mbrojtësit të Koresë së Jugut si “më të çmendurat” në historinë e klubit bavarez. Lexo më tej: Kim Min-jae transferohet te Bayern për 60 milionë: të mërkurën vizitat mjekësore Ditët e fundit, stafi mjekësor i klubit gjerman ka fluturuar direkt në Korenë e Jugut për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Kim ndodhet në vendlindje për t'i dhënë fund periudhës së shërbimit ushtarak. Gjithsesi, jo gjithçka ka ecur mirë: “Sipas informacioneve të SPORT BILD, kontrolli i planifikuar për në mesjavë është shtyrë dhe duhet të bëhet në ditët në vijim. Një check-up i Bayern në Korenë e Jugut: kontrolli mjekësor më i çmendur në historinë e klubit!“. Në artikull thuhet gjithashtu se deri më tani “ekzaminimi më i çmendur mjekësor ishte konsideruar ai i Javi Martínez”, por mesa duket ai i Kim po thyen të gjitha rekordet.Nuk është shumë e qartë se çfarë ka kaq të çmendur, përveç shtyrjes së fortë. Mos ndoshta mbrojtësi i Napolit ka vendosur të qendrojë në atdhe e të ndërmarrë një karrierë ushtarake? Mbetet për tu parë...Bayern-Tross in Südkorea angekommen - Medizincheck bei Kim verzögert sich! https://t.co/bM50bVTuK8 #sportbild
— SPORT BILD (@SPORTBILD) July 7, 2023