Flash

Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi intensive: komunikata mbi gjendjen e tij

Lapsi.al 7 July 2023
Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi
Edwin Van der Sar është shtruar në terapi intensive për shkak të një hemorragjie cerebrale. Ish-portieri i Holandës ishte duke kaluar pushimet, në Split të Kroacisë, me familjen e tij. Lajmi është dhënë nga Ajax me një shënim të publikuar në Twitter dhe njëkohësisht me një deklaratë përmes faqes zyrtare të tij: “Të premten Van der Sar pati një hemorragji cerebrale. Ai është shtruar në reanimacion dhe ndodhet në gjendje stabël”.

“PO TË MENDOJMË”

“Sapo të ketë informacione më konkrete – vazhdoi njoftimi për shtyp – do të vijojë një përditësim. Të gjithë te Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po të mendojmë". Ish-portieri holandez, i cili në karrierën e tij luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United, mbajti rolin e menaxherit të përgjithshëm të 'Shigjetarëve' për 11 vjet. Një detyrë që, më 30 majin e kaluar, Van der Sar komunikoi se donte ta linte në fillim të gushtit për t'i lejuar vetes një pushim. Ish-portieri ndodhej me pushime në Kroaci kur u ndje keq. Aktualisht, ashtu si bën të ditur De Telegraaf, ai ndodhet në një spital lokal. Të shumtë mesazhet e inkurajimit që kanë ardhur përmes rrjeteve sociale. Nuk kanë munguar ato të Juventus, Manchester United e Fulham, ish-klubet e tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI