Flash

Chelsea refuzon ofertën e Inter për Lukaku: duhen 45 milionë euro, në garë futet Juventus

Lapsi.al 8 July 2023
Chelsea refuzon ofertën e Inter për Lukaku: duhen 45 milionë

Rruga për të rikthyer Romelu Lukaku te Inter është shumë larg dishezës. Pavarësisht vullnetit të qartë të lojtarit, i etur për të vendosur sërish këmbët në Pinetina, Chelsea vazhdon të qëndrojë fort. Blues vazhdojnë ta mbajnë lart çmimin e belgut dhe tashmë ka edhe një pengesë të re. Po, sepse sipas portalit autoritar The Athletic, Juventus është futur në garë për Big Rom.

Inter, pranë shitjes së Onana, me arkëtimin pasues të 55 milionë eurove (përfshirë bonuset), e ka maturuar përfundimisht vendimin për blerjen e Lukaku. Zikaltrit synojnë huazimin me detyrim blerje, për rreth 30 milionë euro në total. Por është pikërisht shifra në fjalë që ka irrituar londinezët. Chelsea i ka thënë jo propozimit të drejtorit Marotta, duke bërë të qartë kërkesën e tyre. Duhen 45 milionë euro që belgu të largohet menjëherë. Jo më pak.

Lexo më tej: Lukaku me zemër zikaltër: refuzon 58 milionë euro pagë vjetore, dëshiron vetëm Inter

Do të diskutohet sërish, duke qenë se objektivi në Viale della Liberazione është që çështja të mbyllet sa më shpejt. Sigurisht, do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për të arritur një marrëveshje. Sigurisht, duke mbajtur larg Juventus, që orët e fundit është vënë në garë. Përveç kësaj, në prapaskenë janë gjithmonë arabët e Al-Hilal.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI