Flash

Uefa e Conmebol, lind një kupë e re: në Sevilje zbulohet “Sfida e klubeve"

Lapsi.al 8 July 2023
Uefa e Conmebol, lind një kupë e re: në Sevilje zbulohet
UEFA dhe Conmebol kanë konceptuar dhe zyrtarizuar lindjen e një trofeu të ri ndërkombëtar: "Sfida e klubeve 2023". Dy konfederatat kanë shpallur edicionin pilot të 'Club Challenge': një ndeshje mes fituesve të Europa League dhe fituesve të kupës Conmebol të Amerikës së Jugut. Kështu, Sevilla dhe Independiente del Valle (Ekuador) do të përballen më 19 korrik në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán. Bëhet fjalë për një ndeshje të vetme, në të cilën nuk parashikohet koha shtesë (në rast barazimi shkon direkt te penalltitë). Lexo më tej: UEFA ndryshon Superkupën Europiane: lamtumirë kohëve shtesë, direkt te penalltitë Emri zyrtar është "UEFA CONMEBOL Club Challenge". Fituesit do të marrin një pllakë dhe medalje të krijuara posaçërisht për këtë rast. Gjyqtarët e këtij edicioni do të emërohen nga UEFA. Edicioni i pare i trofeut “Sfida e Klubeve” do të quhet “Antonio Puerta XII”, në kujtim të ish-lojtarit të Sevilla. Ai humbi jetën në vitin 2007, në moshën 22-vjeçare, për shkak të arrestit kardiak. Ky trofe i ri është pjesë e planit më të gjerë të bashkëpunimit mes dy federatave. Në fakt, është një trofe i përafërt me Superkupën Interkontinentale, ku fillimisht përballë ishin fituesja e Champions dhe ajo e Kupës Libertadores. Ai trofe tashmë është shndërruar në Kupën e Botës për Klube.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI