Flash

Cuadrado i jep lamtumirën Juventus: "Jo në Arabi, CR7 nuk më do aty"

Lapsi.al 8 July 2023
Cuadrado i jep lamtumirën Juventus: "Jo në Arabi, CR7 nuk më

Juan Cuadrado ka përfunduar aventurën e tij te Juventus dhe po përgatitet të nisë një tjetër. "Jam shumë i qetë, duke menduar se është gjëja më e mirë. E duke i kërkuar Zotit drejtimin e udhëtimit - shpjegoi ai për As Columbia -. Përfaqësuesi im Andrey Martínez ishte në Evropë dhe sapo ka ardhur për të folur për propozimet. Natyrisht janë disa opsione dhe ne do të analizojmë se cila është më e mira”. "E ardhmja në Arabi? Tani për tani kam ende pasionin, më pëlqen të konkurroj - shtoi ai -. Cristiano Ronaldo është atje, por ai nuk dëshiron të më marrë mua...".

Më pas, duke e mbështjellë pak shiritin mbrapsht, Cuadrado u kthye për të folur për përvojën e tij bardhezi. "Kur kalova te Juventus, u ndjeva krenar. Rrugëtimi im me bardhezinjtë zgjati 8 vjet dhe falënderoj Zotin. E ëndërroja, por nuk e mendoja se do të ishte kaq i gjatë. Të kaloja kaq shumë kohë në një ekip si ky dhe të konkurrosh në një nivel të lartë është bukur”. "Unë dua dhe shpresoj që lojtarët e ardhshëm kolumbianë që vijnë në Itali mund t'i arrijnë të gjitha këto dhe të lënë një trashëgimi. Më mbush me krenari të përjetoj gjithë këtë situatë," vazhdoi ai.

Lexo më tej: Tërbimi i Cuadrado në përfundim të Bologna-Juventus: “Kështu është e vështirë të fitosh”

Në fund, disa deklarata për mundësinë që të vazhdoj të mbaj fanellën e kombëtares: "Kam ende pasion, forcë, ndihem mirë. Do të ishte një sfidë e madhe, një arritje. Nëse Zoti më jep forcë për të qenë, nga ana ime do të jap 150% për të qenë në kushtet më të mira. E do ta lë stafin teknik të vendosë”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI