Flash

"We are 2026". Botërori 2026 zbulon logon zyrtare, Infantino: "Sfida është logjistika"

Lapsi.al 18 May 2023
"We are 2026". Botërori 2026 zbulon logon zyrtare, Infantino:
Faza e grupeve e Botërorit 2026, që do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës, do të organizohet në baza rajonale. Qëllimi është kufizimi i transfertave të gjata që mund të jenë sfilitëse. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ky do të jetë edicioni i parë i organizuar në tre vende të ndryshme. Si edhe i pari që do të mirëpresë 48 ekipe (krahasuar me 32 në edicionet e fundit). "Sfida do të jetë logjistika", pranoi Infantino, në Los Anxhelos për të paraqitur logon zyrtare të eventit, që duhet të bëjë llogaritë me "distancat, ndryshimet e orarit, ndryshimet klimatike, lartësinë në Meksikë, nivelin e deti në rajone të tjera”. “Prandaj është e rëndësishme për ne që të krijojmë ambientin e duhur - vazhdoi Infantino -. Në mënyrë që ekipet dhe tifozët të vendosen në kushtet më të mira të mundshme. Kjo do të thotë të mos duhet të udhëtosh shumë, veçanërisht në fillim. Ne do të krijojmë grupe ku skuadrat do t'i kenë bazat sipas shortit". “Ishte një nga përfitimet e Kupës së Botës në Katar, ku një lojtar ishte në shtrat një orë pas ndeshjes”, kujton ai. Lexo më tej: Infantino, rizgjidhet në krye të FIFA-s deri në 2027: “Besoni te unë” Ish-ylli amerikan Alexi Lalas mbështeti propozimin e presidentit Infantino: "Po flasim për fluturime ndonjëherë gjashtë orëshe, ndryshime të zonës kohore. Për shumë lojtarë nga pjesë të tjera të botës kjo do të ndryshojë rrënjësisht turneun. Pra, kjo ide e grupimit sipas rajoneve ka kuptim”, tha ai gjatë ceremonisë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI