Flash

Video/ Natë feste në Napoli, 10mijë tifozë në aeroport: Osimhen e Kvara të lëshuar nga "zinxhirët"

Lapsi.al 24 April 2023
Video/  Natë feste në Napoli, 10mijë tifozë në
Siguria aritmetike për të fituar titullin kampion është shumë afër dhe festa e madhe tashmë ka nisur në Napoli. Skuadra e kthyer nga fitorja në Torino ndaj Juventus u mirëprit, në orën 2.40 të mëngjesit, nga më shumë se 10 mijë persona në ekstazë në aeroportin Capodichino. Më pas, tifozët e të kaltërve shoqëruan autobusin e ekipit me mijëra skuter me tymuese dhe flamuj. Osimhen dhe Kvaratskhelia ishin më të lëshuarit nga zinxhirët. Dy protagonistët e mëdhenj të këtij sezoni, dolën nga çatia e autobusit dhe dokumentuan gjithçka me transmetime të drejtpërdrejta dhe video në mediat sociale. Një det i vërtetë blu, antispastë e asaj që do të jetë kur titulli do të bëhet matemetik. Të dielën është mundësia e parë e vlefshme. Një turmë e çmendur nga gëzimi, aq sa autobusi i bandës së teknikut Spalletti iu deshën disa minuta për të bërë vetëm disa metra. Mes tymueseve dhe koreve, lojtarët e Napolit shijuan shfaqjen. Do të jetë një javë e gjatë në qytet, festa e trikolorit është gati. Lexo më tej:Video/ Juventus i anulohen dy gola në fund, Raspadori i ndëshkon në shtesë: Napoli pranë titullit mes polemikave

OSIMHEN NË RRJETET SOCIALE: "ËSHTË RADHA JUAJ"

Pak orë më vonë sulmuesi nigerian Victor Osimhen lëshoi kushtrimin, duke i dhënë edhe një herë mundësinë tifozëve të Napoli për të festuar. “Të dashur tifozë, keni pritur shumë”, shkruante numri 9. Ai ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për të festuar: “Tani është radha juaj”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Victor Osimhen (@victorosimhen9)

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI