Flash

"Shkatërruam gjithçka, humbje katastrofike": Hallaçi pa 'doreza' për ekipin, Çela paralajmëron Tiranën

Lapsi.al 23 April 2023
"Shkatërruam gjithçka, humbje katastrofike":

"Kundërshtari shënoi gol dhe u ngjit me forcën e tij. Sot shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar. Pjesa e dytë ishte për të ardhur keq. Një pjesë e dytë totalisht e dobët. Nuk gjetëm hapësira, mungoi grinta, mungoi dëshira. Ne humbëm dhe me Egnatian, por skuadra kishte diçka më shumë. Sot ishte një humbje katastrofike". Rrahman Hallaçi nuk gjen fjalë të shpjegojë shembjen e një skuadre që mendonte deri për Europën, kundër vendit të fundit në renditje e praktikisht me një këmbë në të Parën. E megjithatë, fitorja i takoi Kastriotit dhe Kukësi e sheh veten në luftë për mbijetesë, në zonën playout vetëm tre pikë nga Bylis, i parafundit. Një situatë e komplikuar që Hallaçi e sheh me shumë shqetësim. Janë 6 ndeshje deri në fund dhe asgjë nuk do të dhurohet në një kampionat me renditje të ngjeshur e ku diferencat mes skuadrave janë shumë të vogla.

Tekniku i bluve në fund bëri edhe një konstatim tjetër, që ngjan më shumë me thirrje për reagim: "Nuk duhet t’ia lëmë në dorë fatit - tha Hallaçi -. Nuk është thjeshtë të bësh një pasim dhe të mbarosh punë. Kundërshtari u tërhoq në thellësi, ne nuk i krijuam mundësitë tona. Mungoi dëshira, forca karakteri, mungoi çdo gjë”, u shpreh Hallaçi.

Lexo më tej: Video/ Selmani fut në telashe Hallaçin: Kastrioti tërheq poshtë Kukësin, tani është vetëm çështje mbijetese

THUMBIMI I ÇELËS: "KUR S'ISHA UNË, EKIPI HUMBI 8 NDESHJE"

"Ekipi im vinte nga një traumë pas humbjes me Bylis. Kemi pasur probleme psikologjike, kemi folur më shumë se kemi punuar taktikisht. Në fillim të lojës nuk kishte qarkullim, por pasiguri dhe probleme. Më pas doli goli. Jam më shumë i lumtur për lojtarët që të kuptojnë sa vlejnë pavarësisht problemeve". Emiljano Çela ia doli të rikthejë edhe njëherë Kastriotin në pozita shprese, pavarësisht se mbijetesa mbetet e komplikuar. Suksesi me Kukësin e ka ngjitur skuadrën krutane në 31 pikë, -5 nga blutë në zonën playout. Janë vetëm 6 ndeshje në lojë dhe gjithcka mund të ndodhë. E këtë shpreson edhe Çela: "Nuk duhet luajtur me doza emocionale të larta, pasi kalojmë në gabime. Jam shumë i kënaqur për këtë ndeshje dhe këtë fitore. Shpresoj të vazhdojmë të luajmë kështu dhe në ndeshjet e ardhshme. Klubi ka bërë një punë shumë të mirë në përzgjedhjen e lojtarëve. I gjithë problem ishte që nuk morëm shumë lojtarë efektivë".

Pastaj një thumbim Çela nuk ka ngurruar t'i japë drejtuesve të klubit që zgjodhën ta shkarkonin e të merrnin në detyrë Ardian Memën: "Besoj kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë, patëm marrë 15 pikë, kishim një frymë shumë të mirë kolektive. Në periudhën që unë s'kam qenë, ekipi ka humbur 8 ndeshje. Ndeshjet do t'i marrim hap pas hapi. Me këtë fitore na u ndez një shpresë, do t'ia bëjmë shërbimin edhe ndeshjes me Tiranën. Shpresojmë të bëjmë më të mirën”, e mbylli tekniku.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI