Flash

I anuloi penallti e gol, Colella ironizon ndërhyrjet e VAR: "I yni funksionon më mirë se i të tjerëve"

Lapsi.al 23 April 2023
I anuloi penallti e gol, Colella ironizon ndërhyrjet e VAR: "I yni

“Ju kujtoj të gjithëve që jemi 5 pikë larg nga kreu me 6 javë nga fundi dhe nuk janë pak. Nuk kemi bërë keq në përgjithësi. Nuk jemi perfekt, por nuk jemi kurrë perfekt. Çfarë të ndryshojmë? Ndryshimi është që Tirana të humbasë ndonjë pikë, për këtë duhet të pyesni ata, jo ne". Giovanni Colella duket se zbavitet nga ndjekja e kreut, pavarësisht se pikët shtrëngojnë tani. Fitorja 2-1 me Bylis e ka kënaqur italianin, që megjithatë nuk është fare i bindur nga penalltia e anuluar tre minuta nga fundi dhe goli i Carës në shtesë, i pavlerë po me ndërhyrjen e VAR. Colella ka zgjedhur ironinë, për të treguar se nuk është dakord me punën e bërë nga sistemi teknologjik, në raport edhe me rastet e tjera. "Nga e diela kur të shkojmë në transfertë, do të marrim me vete VAR-in tonë - tha tekniku -. Me sa duket VAR-i ynë funksionon më mirë se i të tjerëve. Se arbitrat shkojnë dhe e përdorin, ndërsa te të tjerët jo. Ndaj do e marrim me vete në autobus".

Macja e zezë, si konsiderohej Bylis për Partizanin, duke se nuk është më. Të kuqtë këtë sezon kanë bërë pikë të plota, me katër fitore ne katër ndeshje ndaj ballshiotëve: "E kam thënë para dhe pas ndeshjeve me ta. Bylis them se është një nga skuadrat që luan futboll më mirë në kampionat. Nuk e meriton që të bjerë nga kategoria”, e mbylli Colella.

Lexo më tej: Video/ VAR i heq penallti e një gol, Partizani merr fitoren me Bylis dhe ndjek Tiranën: vendosin Rrapaj e da Silva

EDHE SHENSOI KAPET ME VAR: "VENDOSI NDESHJEN"

“Sot treguam që jemi një skuadër dhe në formë, dhe kemi qenë shumë afër fitores me Tiranën dhe Partizanin. Në pjesën e parë jam i kënaqur me ekipin përveç momentit ku pësuam golin. Kishim mundësi ti shënonim dhe ne, por topi goditi shtyllën. Ndikoi dhe fusha me bar sintetik sepse ne nuk jemi mësuar të luajmë ashtu. Na u dëmtua Teqja dhe Maçolli u ankua". Fusha me bar sintetik ka qenë një nga alibitë e teknikut të Bylis Naxhi Shensoi për humbjen 2-1 ndaj Partizanit. Pikërisht një nga, sepse tekniku kosovaro-turk ka shënjestruar edhe VAR, si penalizues për të tijtë. "Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq mirë sa në të parën, por në të dytin vendosi VAR. Mendoj se meritonim një pikë për lojën që zhvilluam. Skishim çfarë të bënim më shumë ndaj Partizanit. Futbollistët mu ankuan për barin sintetik, Esqerdinha dhe Maçolli. Nuk doja ta rrezikoja brazilianin që të humbte kampionatin prandaj e zëvendësova, por sot nuk e merituam humbjen", përfundoi Shensoi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI