Flash

Video/ VAR i heq penallti e një gol, Partizani merr fitoren me Bylis dhe ndjek Tiranën: vendosin Rrapaj e da Silva

Lapsi.al 23 April 2023
Video/ VAR i heq penallti e një gol, Partizani merr fitoren me Bylis dhe

Partizani kalon 2-1 Bylis në një ndeshje të luftuar që mbylli javën e 30 të Superiores dhe kthehet -5 nga Tirana kryesuese. Me golat e Rrapaj dhe Da Silva me penallti, të kuqtë premtojnë betejë deri në javën e fundit për titullin kampion. Një ndeshje delikate me avantazhin e të kuqve e barazimin ballshiot. Pastaj Bastari akordon penallti për faull ndaj Rrapaj e që u realizua nga braziliani. Në fund, VAR u bë protagonist duke anuluar fillimisht një penallti për Partizanin e pastaj edhe golin e Carës.

Me Tiranën që kishte fituar në Shkodër, për Partizanin fitorja ishte domosdoshmëri. E në fakt, të kuqtë u munduan të imponoheshin që në fillim. Mision që u duk i arritur kur në minutën e 18’ Demat kaluan në avantazh me golin e Rrapaj. Mesfushori bëri gjithçka vetë, duke kaluar mbrojtësit e mposhtur portierin në dalje. Bylis, në zonën e rënies por ende në kërkim të shpëtimit, nuk u dorëzua. Ballshiotët barazuan në minutën e 34’ me Esquerdinha, duke e mbyllur pjesën e parë pa fitues.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/rrapaj.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, skuadra e Colella shtoi ritmin, por u desh sërish një depërtim i Rrapaj për të zgjidhur situatën. Mesfushori u fut në zonë dhe u pengua, duke fituar penalltinë që Da Silva e realizoi me qetësi në minutën e 55’. I ftohtë si zakonisht braziliani nga pika e bardhë.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/da-silva.mp4"][/video]

Partizani sërish në avantazh e këtë herë për të mos patur surpriza tentoi të mbyllte ndeshjen. Nuk e lejoi VAR sepse në minutën e 87' thirri Bastarin për të anuluar penalltinë e akorduar. Ndërsa në të 91' pikasi Carën në pozicion jashtë loje. Kështu, mbyllet 2-1 me Partizanin që kthehet 5 pikë larg Tiranës kryesuese. Bylis, në vendin e parafundit, mbetet -3 nga Kukësi në zonën playout kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/cara.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI