Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Shishet kokës asistentit kanë kosto të rëndë: FSHF përjashton Tërbunin nga kampionati

Lapsi.al 5 April 2023
Shishet kokës asistentit kanë kosto të rëndë: FSHF

Ngjarjet e ndodhura në Pukë fundjavën e kaluar kanë pasur kosto të rëndë për Tërbunin. Klubi verior është përjashtuar nga aktiviteti me vendim të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Takimi i Kategorisë së Parë me protagonistë Tërbunin dhe Turbinën u pezullua në minutat shtesë të saj. Arbitri vendosi se sfida nuk mund të vazhdohej më si pasojë e dhunës ndaj tyre. Në minutën e fundit të ndeshjes, me rezultatin 1-1, asistenti Xhuljo Mani i kolegjiumit të Tiranës, anuloi një gol të skuadrës vendase. Situata ka sjellë hedhjen e sendeve të forta nga tribuna, një prej të cilave ka goditur gjyqtarin anësor.

Ndeshja u ndërpre dhe gjyqtarët shkuan menjëherë në dhomat e zhveshjes. Më pas dy kapitenët u thirrën dhe u është komunikuar se ndeshja do të pezullohej në minutën e 93' nga 9 shtesë të akorduar. Disiplina, pasi i dha cërrikasve fitoren 0-3 në tavolinë "në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023. Klubi zbritet në një kategori më të ulët".

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 05.04.2023

1. FK Tërbuni e pëson për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina. Si dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023. Zbritje një kategori më të ulët për Tërbunin.

KATEGORIA E DYTË

2. Lojtari i KF ADA, Jonuz Meta, dënohet për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, dënohet për sjellje josportive ndaj kundershtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, dënohet për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i Laberia FC, Alvi Ahmetaj, dënohet për sjellje josportive ndaj kundershtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i Laberia FC, Dritan Resuli, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Laberia FC e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. Lojtari i KF Butrinti, Erald Husi, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI