Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Luis Enrique, në Londër për tu takuar me Chelsea: Real Madrid përballë me trajnerin e urryer në Champions

Lapsi.al 5 April 2023
Luis Enrique, në Londër për tu takuar me Chelsea: Real Madrid

Lajmi do të ishte i bujshëm, ndikimi i jashtëzakonshëm. Luis Enrique në pankinën e skuadrës mike në Bernabeu, për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League më 12 prill. Është data e Real Madrid-Chelsea. Blues janë në kërkim të trajnerit të tretë të sezonit të tyre fatkeq, që filloi me Tuchel e vazhdoi me Potter. E duke pasur parasysh hezitimet e Nagelsmann, ata kanë thirrur Luis Enrique në Stamford Bridge. Spanjolli sot në mëngjes mori një fluturim nga Barcelona i shoqëruar nga miku i tij dhe, në këtë rast, menaxheri Ivan de la Peña.

RAPORTI I GJATË

Lajmin e udhëtimit e dha Gerard Romero, prej vitesh gazetar “klasik”. Ai më pas u bë transmetues dhe president aktual i Jijantes, skuadër në Kings League të Gerard Piqué. Kolegu katalanas ende bën punën e tij të vjetër, dhe lëviz shumë mirë në Barcelonë. Aty mësoi për thirrjen në Londër të dyshes së lartpërmendur, 'Lo Pelat' dhe 'Lucho', siç njiheshin në kohën e Barçës. De la Peña dhe Luis Enrique ishin bashkë në ditët e tyre në Romë dhe sot i pari vepron si menaxher për djem si Gavi dhe Ferran Torres, i fejuar me vajzën e ish-trajnerit të Spanjës.

URREJTJE PATOLOGJIKE

Enrique u dogj nga eliminimi në Botëror me Marokun me penallti dhe pret një mundësi të re. U fol për Atletico Madrid, tani është radha e Chelsea. 'Lucho' komunikon mirë me anglishten, është i lirë, ka energji për të shpenzuar dhe ide të qarta. E pastaj... pastaj është ajo urrejtje e ndërsjellë dhe e brendshme që e bashkon në Bernabeu: "Herë pas here i shikoj fotot ngjitëse të kohës kur isha lojtar, dhe zot sa keq më shkon ajo e bardha". Një nga frazat e famshme të Luis Enrique kundër Madrid. 'Lucho' luajti 5 vjet në Bernabeu, nga viti 1991 deri në 1996. Pastaj iku me parametër zero te Barcelona (ku u bë një simbol culé). Vizitat mjekësore Enrique i kreu fshehurazi, ndërsa kërkoi largimin nga Blancos për arsye të tjera.

FISHKËLLIMA TË SIGURTA

Bernabeu e përbuz atë më shumë se Gerard Pique dhe Pep Guardiola. E nëse më 11 prill ai do të paraqitej në konferencë shtypi në stadiumin e Madridit dhe në datën 12 do të ulej në pankinën e londinezëve, ndeshja mes Chelsea dhe Real Madrid në nivel emocional do të merrte një ngjyrë krejtësisht tjetër. “Për një lojtar të Barcelonës është gjithmonë kënaqësi të fishkëllehet në Bernabeu”, ka thënë Luis Enrique. Kjo mund të shtrihet lehtësisht edhe si trajner i Chelsea. Tani mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet me numrin një të Blues, Todd Boehly.

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI