Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Video/ Irritohet Chelsea, VAR i anulon dy gola në barazimin me Liverpool: fitore për Brighton, Leeds e Aston Villa

Lapsi.al 5 April 2023
Video/ Irritohet Chelsea, VAR i anulon dy gola në barazimin me Liverpool:

Raundi i mesjavës së Premier League nuk dhuron gola në ndeshjen e madhe në Stamford Bridge. Chelsea-Liverpool përfundon 0-0, me Blues (në ndeshjen e parë me trajnerin e përkohshëm Saltor) që shohin të anuluar nga VAR dy gola nga James dhe Havertz. Buzëqesh Brighton, që fiton 2-0 në shtëpinë e Bournemouth falë Ferguson (27') dhe Enciso (91'). Leeds dhe Aston Villa mundën përkatësisht Nottinghamin dhe Leicesterin me rezultatin 2-1.

CHELSEA-LIVERPOOL 0-0

Debutimi i trajnerit të përkohshëm Nruno Saltor në pankinën e Chelsea përfundoi me një barazim 0-0. Nga një pikë për Blues dhe Liverpool, në një mbrëmje ku VAR ishte protagonisti i tretë. Në minutën e 26', në fakt, londinezët panë t'i anulohet një gol. Festimi i ndërprerë në mes ishte ai i James. Situata u përsërit në fillimin e pjesës së dytë, por këtë herë ishte Havertz që iu mohua 1-0 i mundshëm për prekje të topit me dorë.

Lexo më tej: “Erdhi Harry”. Potter ishte palaço i dhomave të zhveshjes së Chelsea: i kishin vënë edhe një pseudonim

Zëvendësimet e Klopp, që në mesin e pjesës së dytë futi Salah dhe Robertson për Firminon dhe Tsimikas, nuk patën efektin e dëshiruar. Kështu, maturohet një barazim që nuk kënaq askënd, përkundrazi. Liverpool, nuk ka fituar në kampionat që prej 5 marsit (7-0 me United) dhe është ende në 43 pikë, -7 nga Champions League. Nga ana tjetër, Chelsea mbetet edhe në kuotën 39 pikë, në krizë të plotë dhe me një guidë të re teknike ndonëse të përkohshme.

Në ndeshjet e tjera, Brighton i teknikut De Zerbi doli fitues 0-2 në fushën e Bournemouth. Ferguson në të 28' dhe Enciso në minutën e 91' vendosën ndeshjen. Leeds ia doli në shtëpi të kalojë 2-1 Nottingham. Goli i Mangala (12') u përmbys që në pjesën e parë nga Harrison (20') dhe Sinisterra (45+1'). Po 2-1 është imponuar edhe Aston Villa, por në fushën e Leicester. Foxes barazuan golin e Watkins (24') me Barnes, që shënoi 11 minuta më pas. Por dalja me karton të kuq i Dewsbury-Hall i dha mundësinë Villians të shënonin golin e fitores me Traore, tre minuta nga fundi.

Premier League England

AFC Bournemouth 0-2 Brighton & Hove Albion

Leeds United 2-1 Nottingham Forest

Leicester City 1-2 Aston Villa

Chelsea 0-0 Liverpool

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI