Flash

"Erdhi Harry". Potter ishte palaço i dhomave të zhveshjes së Chelsea: i kishin vënë edhe një pseudonim

Lapsi.al 4 April 2023
"Erdhi Harry". Potter ishte palaço i dhomave të zhveshjes

Kur në fillim të shtatorit vendosi të shkarkonte Thomas Tuchel, Chelsea nuk kishte dyshime në zgjedhjen e Graham Potter si trajneri i ri. Për tia rrëmbyer Brighton, Blues i paguan Seagulls rreth 25 milionë euro. Që nga ajo ditë kanë kaluar 31 ndeshje. Londinezët kanë fituar vetëm 12 prej tyre dhe ndodhen në vendin e 11 në Premier League. Rezultate që e shtynë pronarin Todd Boehly të shkarkonte Potter dhe të ndryshonte përsëri drejtimin teknik. Në fund të fundit, trajneri 47-vjeçar nuk dukej se e kishte pasur ndonjëherë dhomën e zhveshjes në kontroll. Lojtarët ishin ende të lidhur me trajnerin e mëparshëm. E orët e fundit janë shfaqur prapaskena të reja që e konfirmojnë.

I mirëinformuari The Athletic ka zbuluar disa të dhëna të reja në lidhje me marrëdhënien e tashmë ish-trajnerit të Chelsea dhe lojtarëve të tij. Sipas të përditshmes britanike, këta të fundit, i kishin vënë një pseudonim. E pikërisht me të e thërrisnin pas shpine Graham Potter.

Lexo më tej: ‘Harry’ Potter i Chelsea, mund t’i ndryshojë të ardhmen Brojës: Tuchel që nuk e donte, nuk është më

PSEUDONIMI I VËNË NGA LOJTARËT PËR POTTER

Sipas portalit sportiv britanik, dhoma e zhveshjes së Chelsea nuk e kishte parë kurrë me dashamirësi ish-trajnerin e Brighton. Madje arritën deri në atë pikë sa shpesh e tallnin. Në këtë kuptim, pseudonimi me të cilin e thërrisnin, kur ai nuk ishte i pranishëm, është emblematik, 'Harry' ose 'Hogwarts'. Një insinuatë për lidhjen e mbiemrit të tij me sagën e famshme të djalit magjistar të shkruar nga JK Rowling.

Largimi i Graham Potter nga klubi u pa nga senatorët e grupit si një çlirim nga një teknik që ata mendonin se kishte pak personalitet për të drejtuar një klub të një kalibri të tillë. Tregues në këtë kuptim është fakti se vetëm 4 lojtarë nga lista e madhe e Chelsea i kushtuan një mesazh lamtumire ish-trajnerit të tyre: Cucurella, Chilwell, Broja dhe Madueke.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI