Flash

Messi i fishkëllyer nga tifozët e tij në Parc des Princes: do të largohet nga PSG me parametër zero

Lapsi.al 4 April 2023
Messi i fishkëllyer nga tifozët e tij në Parc des Princes: do

"Afër divorcit". Kështu e ka titulluar L'Equipe, dy ditë pas humbjes me Lyon, që mund të rrezikojë një kampionat që dukej në një vend të sigurt. Referenca është për të ardhmen e Lionel Messi te PSG. Kampioni i botës argjentinas, që edhe të dielën u fishkëllye me forcë nga tifozët në Parc des Princes të dielën, ende nuk e ka rinovuar kontratën. Tentativat e Al Khelaifi duket se po dështojnë dhe, pas një sezoni zhgënjyes, e ardhmja e Messi duket gjithmonë më larg Parisit.

Sipas asaj që raporton gazeta franceze, e vetmja mundësi që Pleshti dhe PSG të vazhdojnë së bashku është që argjentinasi të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës së tij. Messi duhet të pranojë të marrë rreth 1/4-ën në krahasim me atë që percepton tani. Kjo do të vërtetonte tezën që citon një burim brenda klubit: "Mbi të gjitha në këndvështrimin e "fair play" financiar, por edhe për të pasur më shumë liri merkato, klubi duhet "të gjejë mënyra për të ulur barrën e pagave".

Lexo më tej: Barcelona del hapur, zëvendëspresidenti Yuste konfirmon: “Në kontakt me stafin e Messi”

'SPORT' KA TJETËR MENDIM

Një tezë, megjithatë, e shtypur nga Sport. Sipas tyre edhe nëse PSG ul shpenzimet, nuk do t'i kërkojë Messi uljen e pagës. Sipas gazetës katalanase, gjatë Kupës së Botës në Katar, babai i lojtarit dhe Al Khelaifi kanë gjetur një marrëveshje. Atë për të aktivizuar +1 në kontratën e sulmuesit. Kështu që kontrata do të zgjatet për një vit tjetër me të njëjtat kushte. E megjithatë, pesë muaj më pas rinovimi nuk është firmosur ende. Pse?

Problemi nuk do të ishin kërkesat ekonomike, por vullneti i lojtarit. Messi do të donte garanci për projektin sportiv të klubit dhe garanci për emrin e trajnerit të ardhshëm. Megjithatë, qofshin ato ekonomike apo sportive, problemet ekzistojnë. E fishkëllimat e tifozëve i përkeqësojnë dhe i theksojnë, ndërsa nga Barcelona vëzhgojnë dhe vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e Pleshtit.

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI