Flash

Prova false në Prokurori, Barcelona kërkon dorëheqjen e Tebas: "Fushate mediatike për ngjarje të pandodhura"

Lapsi.al 3 April 2023
Prova false në Prokurori, Barcelona kërkon dorëheqjen e Tebas:

Niveli i përplasjes mes Barcelonës dhe Javier Tebas, presidentit të La Liga, po rritet gjithnjë e më shumë. Sidomos pas akuzave të gazetës La Vanguardia, sipas së cilës ai ka dhënë prova të rreme në prokurori. E gjitha ka lidhje me çështjen Negreira, ish-zëvendëspresidentit të arbitrave, që mes viteve 2001 dhe 2018 dyshohet se ka marrë 7 milionë euro nga klubi katalanas për “konsulencë”. Barça me një deklaratë të ashpër ka kërkuar dorëheqjen e Tebas.

Tebas, siç raporton La Vanguardia, ka dërguar prova të rreme në prokurori. Qëllimi ishte implikimi drejtpërdrejt i ish-presidentëve të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell. Numri 1 i La Liga ka furnizuar një dokument të shkruar me dorë nga Josep Contreras, ish-drejtues i Barcelonës, i ndarë nga jeta më 25 dhjetor 2022. Por, siç u mësua nga familja e të ndjerit, dokumenti i depozituar në Prokurori nga Tebas nuk mbante emrat e ish-presidentëve Blaugrana. Ai i referohej një rasti tjetër, që lidhet me Soule. Ai fokusohet në keqpërdorimin e supozuar të fondeve të destinuara për federatën spanjolle. Në atë kohë ajo kryesohej nga Angel Maria Villar, nga viti 1988 deri në 2018.

MOHIMI I TEBAS: "E GJITHA FALSE"

Havier Tebas i është përgjigjur me një tweet pretendimeve të gazetës spanjolle: “Titulli i La Vanguardia është i rremë, nuk akuzojmë askënd. Vetë lajmi e konfirmon duke vënë në dukje çfarë thuhet në letrën e akuzës. As kjo letër nuk nënkupton ushtrimin e një akuze specifike ndaj askujt. Z. Conde Godò (botues i gazetës spanjolle, red) kontrolloni më mirë gazetarët tuaj që shpifin”.

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI