Flash

Video/ Gafa e pabesueshme e portierit italian Pagno: harroi topin dhe lejoi golin e Mensah

Lapsi.al 3 April 2023
Video/ Gafa e pabesueshme e portierit italian Pagno: harroi topin dhe lejoi

Në ndeshjen mes Albinoleffe dhe Mantova, portieri Andrea Pagno ishte protagonist i një gafe të bujshme që lejoi Mensah të dyfishonte epërsinë. Albinoleffe dhe Mantova gjenden të dy në një situatë të vështirë në renditje. Me vetëm 4 ndeshje të mbetura në sezon, ata janë përkatësisht të tretët dhe të katërtët nga fundi në Grupin A të Serie C.

Për këtë arsye, ndeshja mes dy skuadrave ishte thelbësore për të arritur shpëtimin. Për fatin e mirë të miqve dhe të keq të vendasve, ndeshjen nuk e vendosi një sulmues, por një portier. Në fakt, në minutën e 63', portieri i skuadrës bergamaske, Andrea Pagno bëri një gabim vërtet të pabesueshëm.

Lexo më tej: Video/ Goli fantazëm më i pabesueshëm i historisë: çfarë gafe e arbitrit në Kategorinë e Parë

Portieri duhet të rivinte topin në lojë dhe ndërsa mendonte si ta menaxhonte rivënien, preku gabimisht topin. Rregullorja thotë se nëse një portier prek topin në rivënie, atëherë ai duhet të presë që një shok tjetër ta prekë atë përpara se ta prekë përsëri. Në fakt, një shok skuadre kalon para tij por nuk e prek dhe në atë moment sulmuesi i Mantova Mensah përfitoi. Sulmuesi rrëmbeu topin duke shënuar 2-0 me portierin që e kishte nxjerrë veten jashtë loje me një veprim kaotik. Ndeshja përfundoi 2-0 dhe Mantova largohet nga pozicionet e fundit, duke lënë në ujëra të turbullta skuadrën bergamaske.

https://www.youtube.com/watch?v=2mtJ19Ha-Cc

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI