MOTIVET E PËRPLASJEVE
Rikonstruksionet e para tregojnë sesi lindi sherri. Një pjesë e tifozëve të Napoli refuzuan të linin hapësirën bosh në Curva B. Dy fraksionet ishin ato të Ultras 1972 dhe Fedayn, të cilët përveç menaxhimit të situatës në sektor kishin pikëpamje të ndryshme edhe për koret që do të bëheshin për De Laurentiis. Dhuna në tribunat e Maradonës erdhi nga dy grupe ultras. Një tjetër arsye e tensionit ishte edhe gatishmëria e një pjese të sektorit për t'i kthyer shpinën fushës në shenjë proteste. Diçka që nuk u pëlqeu të gjithëve dhe që krijoi tensione. Teksa tifozët në Curva B ishin të zënë duke rrahur njëri-tjetrin, pjesa tjetër e stadiumit, duke kuptuar se çfarë po ndodhte, bërtiti “Jashtë, Jashtë”. Një episod i turpshëm i ndodhur në tribunën e stadiumit Maradona. Ngjarja është menjëherë nën hetim, për të përcaktuar se cilët ishin nxitësit dhe cilat ishin arsyet përfundimtare.Botte in curva tra tifosi del #Napoli al #Maradona durante #NapoliMilan. Vergogna assoluta ? pic.twitter.com/DH9y2AXbRu
— Antonello Perillo (@anperillo) April 2, 2023