Flash

Video/ Lukaku penallti e karton i kuq në shtesë: Inter barazon me Juventus pastaj plas sherri, tre kartonë të kuq

Lapsi.al 4 April 2023
Video/ Lukaku penallti e karton i kuq në shtesë: Inter barazon me

Përfundojnë 1-1 90 minutat e para të Juventus-Inter, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë 2022/23. Një ndeshje jashtëzakonisht e ekuilibruar dhe jo veçanërisht emocionale në Stadium. Takimi u zhbllokua vetëm pak minuta nga fundi nga një blic i Cuadrado. Kolumbiani kontrolloi një krosim të devijuar dhe mposhti Handanovic në minutën e 83'. Duket e mbyllur, por në minutën e 95' Massa akordon një penallti për një top të prekur me dorë të Bremer. Transformim i patëmetë nga zëvendësuesi Lukaku, që u përjashtua për ngazëllimin e tij të diskutueshëm kundër Stadium. Të kuq edhe për Handanovic dhe Cuadrado, në një finale plot tension, që shkoi gati në sherr.

Lexo më tej:Ultrasit e Curva Nord kërcënojnë Inter: “Durimi mbaroi, mundni Juventus ose do ju trajtojmë si e meritoni”

Derbi i Italisë ndizet në momentet e fundit pas tetëdhjetë minutash taktikash të shkëlqyera. Juan Cuadrado iluzionoi Juventus shtatë minuta nga fundi, por në minutën e 95' Romelu Lukaku barazoi 1-1 me penallti. Një përgjigje-kundërpërgjigje që ndezi gjakrat, e nisi sherrin në fushë. Gjithçka nisi nga festimi me gisht në buzë dhe nderimin ushtarak i belgut. Karton i kuq për Lukaku, pastaj edhe Handanovic e Cuadrado. E para nga dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë përfundoi me barazim. Gjithçka është shtyrë për ndeshjen e kthimit në San Siro të planifikuar për 26 prill.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI