Flash

"Futbolli përcakton kush jemi": Ceferin rizgjidhet president i Uefa-s, Duka anëtari më i votuar i KE

Lapsi.al 5 April 2023
"Futbolli përcakton kush jemi": Ceferin rizgjidhet president i

Gjithçka siç pritej. Kongresi i UEFA-s i mbledhur në Lisbonë rizgjodhi Alexander Ceferin si president të shoqatës më të rëndësishme evropiane të futbollit. Asnjë surprizë, duke qenë se slloveni ishte i vetmi kandidat. Kështu, 55-vjeçari u konfirmua për një mandat të tretë, deri në vitin 2027, me aklamacion. Në krye të Federatës Sllovene të Futbollit nga viti 2011 deri në vitin 2016, ai u zgjodh për herë të parë si numri 1 i UEFA-s më 14 shtator 2016. Rikonfirmimi i parë erdhi më 7 shkurt 2019, me rastin e Kongresit të mbajtur në Romë.

Lexo më tej:Uefa bllokon FIFA-n e Botërorin çdo dy vjet, Ceferin: “Nuk do të ndodhë kurrë”

Mandati i dytë, ndërkohë, për Armand Dukën. Numri 1 i FSHF-së u zgjodh që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s edhe për katër vite të tjera. Duka siguroi në total 45 vota, nga 55 të mundshme, duke e bërë atë më të votuarin nga kandidatët e pranishëm. I pritshëm edhe rizgjedhja e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ceferin

SULMI NDAJ SUPER LEAGUE

Para zgjedhjeve, Ceferin doli në skenë dhe mbajti një fjalim ku nuk munguan referencat për Super League. Kundër këtij projekti slloveni vazhdon betejën e ashpër: “Kanë tentuar të krijojnë modele të reja në ndryshim nga ai evropian, i cili bazohet në meritën sportive. Merita sportive është e paçmueshme, nuk mund të blihet. Mund të fitohet vetëm sezon pas sezoni. Nuk ka vend në Evropë për kartele. Ata thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Por ne nuk jemi budallenj. Futbolli është dhe do të jetë gjithmonë sporti i njerëzve. Ne nuk duhet të lejojmë që interesat e disa të tjerëve të mbizotërojnë mbi interesat e të gjithëve. Nuk duhet të harrojmë kurrë se sa i bukur është futbolli. Ai përcakton se kush jemi dhe futbolli evropian ka një histori unike, një histori suksesi".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI