Flash

Zvicra tronditet nga rrëfimi i ish futbollistit-vrasës: “Po e vrava unë, me shkop bejsbolli”

Lapsi.al 26 February 2023
Zvicra tronditet nga rrëfimi i ish futbollistit-vrasës: “Po e
Një lajm tronditës vjen nga Zvicra. Një ish-futbollist ka rrëfyer në polici se ka vrarë një person gati pesë vjet më parë (më 16 qershor 2018). Ai ka rrëfyer se e ka hequr qafe trupin, duke e hedhur në liqenin Lemàno, në kufirin franko-zviceran. Gazeta “Tribune de Genève” zbulon historinë e pabesueshme. Ish-mesfushori tha se kishte debatuar me viktimën, që mendohet se i përkiste një bande kriminale të Lionit. Sportisti, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës, duhej të merrte mallin në Spanjë. Por, në vend të kësaj, sulmoi një figurë të krimit të organizuar në Lion për një cështje borxhesh të papaguara, sipas burimit të cituar më sipër. Ish futbollisti e ka rrahur për vdekje viktimën, një mafioz 44-vjeçar, me shkop bejsbolli. Më pas, ai e mori trupin në bagazh nga Lioni në Lancy (Gjenevë), ku jetonte. Ai qëndroi atje për disa ditë derisa vendosi ta transferonte këtë herë në Villeneuve, një qytet i vogël në kantonin Vaud, në rrethin Aigle. Autori ka treguar në polici se si ka hequr qafe kufomën e dyshuar, që ende nuk është shfaqur. Sipas tij, ai lundroi me një gomone në liqenin e Gjenevës dhe, kur gjeti rastin, e hodhi trupin.

KUFOMA NUK GJENDET, POR VERSIONI PËRKON

Brigada detare e Gjenevës po përpiqet të gjejë trupin, por nuk ia ka dalë deri tani. Policia tregon, sërish sipas “Tribune de Genève”, se historia e ish-lojtarit është koherente. Agjentët kanë mundur të demonstrojnë se i dyshuari ka blerë një gomone në datat në të cilat, sipas asaj që ai pretendon, ka ndodhur ngjarja fatale. Mediat e sipërpërmendura nuk e bëjnë të ditur emrin e fajtorit të mundshëm, por japin disa pista. Ai e ka filluar karrierën e tij të futbollit në Francë. Pasi bëri debutimin e tij në divizionin e dytë francez, ai luajti për klube zvicerane si FC Lancy ose FC Aigle. Gjyqi për këtë krim të dyshuar do të zhvillohet në maj, nga data 9 deri në 12. Ai do të mbahet në Gjykatën e Assizes të Lionit, qyteti ku dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet. Zvicra është tronditur e Franca gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI