Vllaznia tregon gjithë limitet e saj, duke humbur në shtëpi kundër vendit të fundit në renditje. Kastrioti ka marrë një fitore të rëndë në Loro Borici, duke mundur shkodranët pretendentë për titull. Vendosi Mihana rezultatin 1-0, që zgjon shpresat e krutanëve për mbijetesën.
Me Partizanin të mundur e Tiranën që u befasua në shtëpi nga Teuta, kuqeblutë mund të afroheshin dy pikë larg kreut. Ëndërrat e shkodranëve pësuan një zgjim të hidhur nga goli i shënuara nga Mihana në pjesën e pare. Fantazisti ka bërë diferencën për ekipin e drejtuar nga Çela. Tekniku ka qenë në tribunë për të drejtuar skuadrën e tij, por efektet e rikthimit të tij u panë që në ndeshjen me Tiranën ku krutanët u dorëzuan vetëm në minutën 100’.
Lexo më tej: Video/ Teuta trondit Tiranën dhe mban kreun të palëvizur: Emiljano Vila, dygolëshi që i bën një favor Partizanit
Kastrioti u mbrojt me rregull dhe nuk lejoi Vllazninë të dalë në lojën e zakonshme. Balaj përsëri ngec në ndeshjen e tetë radhazi pa shënuar, edhe pse u mundua të japë kontributin e tij. Sali dhe, në fund, traversa i mohuan të paktën golin e barazimit kuqebluve. Vllaznia mbetet me 35 pikë, dy pas Partizanit dhe 5 larg vendit të parë. Kastrioti në anën tjetër tenton të afrohet me grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Për momentin të besuarit e Çelës, me 23 pikë, janë 5 disdtanca nga Kukësi që mban zonën playout.