Flash

Video/ Derbi i Madridit ka fitues... Barcelonën: Rodriguez shpëton Real nga humbja ndaj Atleticos me 10 lojtarë

Lapsi.al 25 February 2023
Video/ Derbi i Madridit ka fitues... Barcelonën: Rodriguez shpëton

Në javën e 23 të La Liga derbi i Madridit përfundoi në barazim. Mes Real dhe Atletico përplasja u mbyll 1-1. Gimenez (78') kaloi Colchoneros në avantazh, Rodriguez iu përgjigj (85'). Në ndeshjet e tjera Espanyol mundi Mallorca 2-1 në shtëpi. Një super Braithwaite, autor i një dygolëshi (22', 51') bëri të pavlefshëm golin e Muriqit (41’). Cadiz mundi 1-0 Rayo Vallecanon, falë golit të Guardiolës në minutën e 74'.

Pati pak emocione në pjesën e parë. Real e mbajti zotërimin e topit për një kohë të gjatë, pa mundur megjithatë të lirojë Vinicius dhe Benzema. Braziliani është i mbyllur mirë në kafazin e Simeones në të majtë. Miqtë qëndruan të rregullt në fushë dhe kontrolluan në mënyrë perfekte ofensivën merengues. Në minutën e 23', Colchoneros humbën Reinildo, i cili u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi. Në fushë Gimenez, por asgjë nuk ndryshoi (për momentin).

Lexo më tej: Real Madrid plus 11 europiane: ja si mund të jetë Botërori për klube

PANKINAT BËJNË DIFERENCËN

Në pjesën e dytë Simeone tenton të rrisë normën teknike të skuadrës së tij, duke futur Correa e Lemar. Argjentinasi i Atletico gaboi rëndë në minutën e 64', duke lëvizur shumë krahët për të hequr qafe mbulimin e Rudiger. Për Gil Manzano nuk ka dyshim, bërryl dhe përjashtim direkt. Pavarësisht inferioritetit numerik, Atletico ishte më shumë në kontakt me topin dhe madje zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 78' Gimenez shënoi me kokë në goditjen e lirë të Griezmann, duke i dhënë avantazhin 1-0. Blancos reaguan menjëherë, me goditjet e Luka Modric. Në minutën e 85', kroati krosoi nga këndi dhe i porsaardhuri Alvaro Rodriguez me kokë barazoi 1-1. Në fund, formacioni i Ancelotti tentoi të sulmojë për ta fituar ndeshjen, por përfundoi 1-1. Real Madrid ngjitet në 52 pikë, me Barcelonën që tani mund të shkojë në +10. Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt, duke u ngjitur në 42 pikë.

Spain LaLiga Santander

Espanyol 2-1 Mallorca

Cadiz 1-0 Rayo Vallecano

Real Madrid 1-1 Atletico Madrid

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI