Flash

Video/ Teuta trondit Tiranën dhe mban kreun të palëvizur: Emiljano Vila, dygolëshi që i bën një favor Partizanit

Lapsi.al 25 February 2023
Video/ Teuta trondit Tiranën dhe mban kreun të palëvizur:

Teuta udhëton me vela të hapura, me vetëm një humbje në 10 ndeshjet e fundit. Përpara durrësakëve rrëzohen edhe kryesuesit e Tiranës të mundur në shtëpi 0-2. Vendosi Emiljano Vila me një dygolësh, që mban të palëvizur kreun, me të tre pretendentët për titull të mundur në javën e 23 të Superiores.

Pas suksesit të vonë në ndeshjen me Kastriotin, bardheblutë kishin mundësinë më të mirë të shkëputeshin nga ndjekësit. Me humbjen e Partizanit të ditur, skuadra e Shehit duhej të fitonte për të shkuar në derbi me një avantazh të konsiderueshëm. Nuk ndodhi kështu, sepse pas vetëm 10 minutash lojë kapiteni i durrsakëve, Emiljano Vila zhbllokoi sfidën. Një goditje precise që nuk i la shanse Bekajt dhe që kaloi në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 41’ të sfidës miqtë kishin mundësinë të dyfishonin rezultatin por Kallaku gaboi nga pika e bardhë e penalties. Bekaj tregoi se e njihte shumë mirë ish-shokun e skuadrës, duke pritur topin.

Lexo më tej: Video/ Gruda nxjerr bllof Tafas e fundos Kukësin: Teuta vetëm një humbje në 9 ndeshjet e fundit

[video width="1008" height="568" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/teuta-1.mp4"][/video]

TEUTA SUPERIORE EDHE ME 10 LOJTARË

Bardheblutë u duk se nisën me një marsh më shumë në pjesën e dytë, duke krijuar më shumë raste. Kundërsulmi durrsak megjithatë ishte gati t’i ndëshkonte. Në minutën e 69’ Ildi Gruda shënoi golin e dytë për Teutën por u anulua për pozicion jashtë loje. Gjërat u duk se shkuan në favor të Tiranës në minutën e 73’. Pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Haxhiut, Gruda mori të dytën e verdhë, duke e lënë Teutën në inferioritet. Tirana nuk përfitooi madje i krijoi hapësirë rivalëve. E në minutën e 79’ Emiljano Vila shënoi sërish, duke i dhuruar fitoren ekipit. Pas kësaj sfide, Teuta ngjitet në vendin e 6 me 31 pikë dhe Tirana mbetet në vendin e parë me 40 pikë.

[video width="752" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/emiljano.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI