Flash

”Ja ku na ke, hajde na marko”: Josa shpërthen kundër sulmuesve, por Balajn e justifikon “nuk ka ardhur për golashënues”

Lapsi.al 25 February 2023
”Ja ku na ke, hajde na marko”: Josa shpërthen kundër

“E kam thënë që duhet të bësh llogaritë pasi të mbarojë ndeshja. Normalisht unë nuk shoh çfarë bëjnë ekipet e tjera, por çfarë bëjmë ne. Nuk e zgjidhëm siç duhet pjesën e parë, edhe te goli i Kastriotit duhej të kishim rreshtim më të mirë”. Mirel Josa nuk e ka marrë aspak mirë humbjen kundër Kastriotit të vendit të fundit. E megjithatë tekniku i Vllaznisë e ka të qartë se një pjesë e mirë e titullit nuk është përfituar sot nga të tijtë. Një ndeshje nën ton që e ka bërë teknikun të shpërthej kundër sulmuesve të tij. “Nuk shfrytëzuam zonat me Jonuzin, disa herë bëri mirë Marku, por ne i luajtëm Kastriotit në mënyrën ”Ja ku na ke dhe hajde na marko”.

Josa nuk pranon të besoj se kuqeblutë mund të kenë neglizhuar kundërshtarin. Në fakt duket e pamundur, duke parë se një fitore do t'i afronte në dy pikë nga Tirana kryesuese: “Nuk ka nënvlerësim. Nëse do të kapësh lojtarët e Kastriotit, janë ata që kanë treguar veten e tyre, ka lojtarë të mirë, cilësorë, duke filluar nga Mehmeti, Mihana, Rexhinaldo apo Greca”.

Lexo më tej: Kastrioti ‘pushton’ Shkodrën: Mihana dëshpëron Josën dhe i jep shpresë krutanëve të vendit të fundit

BALAJ, TETË NDESHJE PA GOL

I vetmi që Josa vazhdon ta mbrojë është Bekim Balaj. Sulmuesi i ardhur me bujë në Shkodër nuk ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje tashmë me fanellën kuqeblu: “Futbollisti është shumë korrekt në të gjithë drejtimet. Problemi është se Bekimi nuk ka ardhur të bëjë golashënuesin e skuadrës. Por për të pasur ne një zgjidhje normale sepse kishim vetëm Kaina si qendër. Ishte Aralica i cili nuk është më në skuadër. Erdhi Bekimi dhe ai është lojtar i vlefshëm për çdo skuadër besoj. Puna është se si do ta shfrytëzojmë dhe mbështesim Bekimin që të shënojë. Sa i përket gjendjes fizike, është shumë e mirë. Nuk është që skuadra duhet të luajë për Bekimin, por Bekimi për skuadrën, gjë që e bën”, e justifikoi Josa.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI