Flash

“Lojtarët gabuan me radhë, sot ishim difiçitarë”: Shehi ndan fajet e humbjes, Martini donte “të ishte në fushë”

Lapsi.al 25 February 2023
“Lojtarët gabuan me radhë, sot ishim

“Mos vazhdimësia është evidente jo vetëm tek ne por tek të gjitha skuadrat. Nuk mund të kemi vazhdimësinë e një viti më parë se kemi ndryshuar dhe lojtarët. Të gjitha ekipet nuk kanë vazhdimësi dhe nuk marrin fitore rresht”. Orges Shehi mundohet të shpjegojë cfarë ndodhi me Tiranën në humbjen 0-2 ndaj Teutës. Durrsakët i kanë mundur për herë të dytë radhazi, por këtë herë para derbit situate është e rëndë. “Teuta na fitoi në top të parë dhe të dytë, ne bëmë gjëra gabim sot. Nuk duhet të luanim në qendër, duhet të sulmonim, vuajtëm tranzicionin. Gruda na vendosi në vështirësi njësoj si lojtarët e tjerë. Nuk ishim të qartë në atë që kërkonim të bënim. Qefalija vjen pas dëmtimit dhe nuk mund tja vemë përgjegjësinë. Kemi lojtarë të rinj që duan kohë dhe jo presion”.

Shpresat e teknikut bardheblu janë vetëm në rikuperimin e Abazaj, që duhet të jetë gati në mesin e marsit. “Kur të vijë Kristali atëherë do të ndryshojë - tha Shehi -. Këtu nuk ka ndeshje të lehta, humbëm besimin. Lojtarët gabuan me radhë, nuk e lexuam si duhet ndeshjen. Sot ishim difiçitarë”.

Lexo më tej: Video/ Teuta trondit Tiranën dhe mban kreun të palëvizur: Emiljano Vila, dygolëshi që i bën një favor Partizanit

MARTINI: E DIJA QË VILA DO TË SHËNONTE

“Ishte ndeshje e tensionuar, mendoja sikur isha dhe unë në fushë, emocionohet pranohen. Nuk e prisja këtë lloj ndeshje, kam punuar shumë me këta djem. Por nuk e prisja deri në këtë pike. E dija që Vila do të kthehej me gol”. Një Edi Martini i ngarkuar emocionalisht para mikrofonëve të gazetarëve, tregon arritjen e Teutës. Fitorja 0-2 e durrsakëve i largon ata nga zona e rënies nga kategoria. “S’ishim në pozita të barabarta, por i thash djemve që ishim shumë mirë. Ata me zor prisnin të futeshin në fushë. Vila ka eksperiencë, edhe pse të gjithë lojtarët ishin fantastikë sot. I komplimentoj”.

Fjalë të mira edhe për Grudën, që do të mungojë në ndeshjen e radhës, pas kartonit të kuq të marrë pas ndërhyrjes ndaj Haxhiut. “Më dhemb kartoni i kuq i Grudës, kam dyshimet e mia për kartonin e parë të verdhë. E kam marrë nga Shënkolli, më kishte pëlqyer – tregoi Martini -. Ai është një ndër më të mirët që ka Superliga. Ndeshja e radhës me Kukësin dhe do mundohemi të fitojmë. Do më interesojë barazimi në derbin mes Partizanit dhe Tiranës”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI