Flash

Video/ Skipp e Kane i japin Tottenham triumfin në derbi: Chelsea humbet 2-0, Potter në telashe

Lapsi.al 26 February 2023
Video/ Skipp e Kane i japin Tottenham triumfin në derbi: Chelsea humbet

Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea, në javën e 25 të Premier League, shkoi për Spurs me rezultatin 2-0. Për skuadrën e Antonio Conte, ende i munguar në pankinë, vendimtarë ishin golat e Skipp në minutën e 46' dhe Harry Kane në minutën e 82'. Gjithnjë e më shumë në krizë ekipi i Potter, i mbërthyer në 31 pikë dhe në vendin e dhjetë. Tottenham sheh vendin e katërt, duke u ngjitur në kuotën e 45 pikëve në renditje.

Në pjesën e parë të lojës, ndeshja pati ndërprerje të vazhdueshme dhe pak veprime të rrezikshme. Miqtë pas pak minutash humbën Thiago Silva, i dëmtuar pas një përplasje me Kane. I vetmi sinjal në dyzet e pesë minutat e para erdhi në minutën e 26', me Spurs që goditën shtyllën me Hojbjerg. Te Blues më aktivët ishin Joao Felix dhe Sterling, por ata nuk arrijnë të bëjnë diferencën. Pak para bilbilit të dyfishtë, Potter rrezikoi të mbetej me 10 lojtarë. Arbitri përjashtoi Ziyech pas një sherri të nisur. Ndërhyrja e VAR e ktheu kartonin e kuq në të verdhë. Formacioni i Conte (ende mungon për arsye shëndetësore) zhbllokoi ndeshjen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Një goditje fantastike e Skipp nga jashtë zonës përfundoi nën traversë në minutën e 46'.

Vendasit ulën ritmin e lojës për të përmbajtur reagimin e skuadrës së Potter. E në minutën e 82' gjetën edhe rezultatin 2-0. Këndore e zëvendësuesit Son, devijim me kokë i Dier dhe finalizim fitues në shtyllën e largët nga Harry Kane. Në fund Blues tentuan të shkurtojnë distancat, por ndeshja përfundoi 2-0. Tottenham ngjitet në 45 pikë në renditje, për momentin në vendin e katërt. Është një krizë e zezë për Chelsea e Potter, në vendin e dhjetë, me 31 pikë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI