Flash

Inzaghi me pak dilema e një dëshirë, Porto 'i sfilitur' nga dëmtimet: City, në Red Bull Arena për një hakmarrje

Lapsi.al 22 February 2023
Inzaghi me pak dilema e një dëshirë, Porto 'i sfilitur'

Pas rezultateve të së martës, 1/8 e Champions League vazhdojnë me dy takimet e vajtjes të fundit të kompeticionit. Në fushë Inter, Porto, Leipzig e Manchester City. Hesape për të larë, si ai i skuadrës së Guardiolës me formacionin gjerman që i kishte mundur sezonin e kaluar. Në San Siro mbërrin Porto, e sakatuar nga dëmtimet, por me Conceicao që ka shumë dëshirë t'i shkaktojë ish-skuadrës së tij një zhgënjim të madh.

INTER - PORTO

Dritat e ndritshme të Champions League do të ndriçojnë në San Siro për javën e dytë radhazi të mërkurën mbrëma. Interi pret Porto në ndeshjen e parë të 1/8 së kompeticionit. Të besuarit e Simone Inzaghit përfunduan të dytët në Grupin C për të gjetur përballë kampionët portugezë. Porto përfitoi nga gabimet e kundërshtarëve të tyre për tu renditur të parët në Grupin B.

INZAGHI, VETËM NJË I PADISPONUESHËM

I bekuar me pothuaj të gjithë lojtarët në dispozicion, trajneri i Interit, Inzaghi, duhet të bëjë pa Joaquin Correa për ndeshjen me Porton. Argjentinasi ka një problem në kofshë por tekniku zikaltër nuk ka shqetësime në repart. Martinez, që pushoi në kampionat, do të kthehet titullar në dyshen e sulmit të Inter, në formacionin 3-5-2 të preferuar nga Inzaghi. Lukaku i ringjallur është favorit për një fanellë titullari, duke ulur në pankinë Edin Dzeko. Bosnjakun nuk e ndihmojnë shumë tre golat ​​dhe asistet e fundit në fazën e grupeve. Treshja Hakan Calhanoglu, Milan Skriniar dhe portieri Andre Onana gjithashtu duhet të kthehen në fushë, pasi pushuan në fundjavë. Pankinë e rezervuar për Matteo Darmian, Mkhitaryan dhe veteranin Samir Handanovic.

'KRIZË' DËMTIMESH TE PORTUGEZËT

Në të kundërt, tekniku i Porto, Conceicao po punon për të administruar një krizë të vogël dëmtimesh për transfertën në Itali. Evanilson, Fabio Cardoso, Gabriel Veron dhe Francisco Meixedo pritet të mungojnë. Mateus Uribe dhe Galeno do të kenë nevojë për një rivlerësim para ndeshjes, por ka të ngjarë të bëjnë pjesë në listën e mungesave. Për t'i përkeqësuar gjërat, fituesi i ndeshjes të së shtunës Martinez u dëmtua në momentet e fundit dhe u zëvendësua. Shkalla e dëmtimit të Martinez është e paqartë, por Danny Namaso do të jetë në gatishmëri. Gjithësesi dy Pepe-t e portugezëve, qendërmbrojtësi 39-vjeçar dhe sulmuesi 25-vjeçar, janë të sigurtë si titullar.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Inter Milan:

Onana; Skriniar, Bastoni, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Brozovic, Dimarco; Lukaku, Martinez

Porto:

Costa; Mario, Pepe, Carmo, Sanusi; Franco, Eustaquio, Grujic, Pepe; Taremi, Namaso

Lexo më tej: Video/ Gafa e Alisson fillimi i fundit i Liverpool: përmbysje e frikshme e Real në Anfield, edhe Napoli prek çerekfinalen

LEIPZIG - MANCHESTER CITY

Manchester City e nis fushatën e tyre me eliminim direkt në Champions me një udhëtim në Gjermani. Citizens do të përballet me RB Leipzig në ndeshjen e parë të 1/8. Skuadra e Guardiola do të kërkojë hakmarrje në Red Bull Arena. Anglezët nuk e kanw harruar humbjen 2-1 në fazën e grupeve të kompeticionit të sezonit të kaluar.

VËMENDJA TE NKUNKU

Leipzig do të jetë pa Peter Gulacsi (ACL), Dani Olmo (kofshë) dhe Abdou Diallo (gju) për shkak të dëmtimit. Por gjermanët kanë marrë shpresa një rritje për kondicionin e Christopher Nkunku dhe Konrad Laimer. Të dy erdhën nga pankina në ndeshjen e fundit në kampionat. Nkunku bëri rikthimin e tij të shumëpritur pas tre muajsh në fushë pas dëmtimit në gju. Mbetet për t'u parë nëse ai është plotësisht i aftë për të qenë titullar. Kështu që Andre Silva mund të vazhdojë të udhëheqë sulmin, me mbështetjen e Werner, Forsberg dhe Szoboszlai. Laimer arriti të largojë një problem në kofshë për t'u paraqitur në fushë kundër Wolfsburg. Austriaku mund të rikthehet në formacion, në krah të Xaver Schlager në qendër të mesfushës. Ndërsa qendërmbrojtësi Josko Gvardiol do të formojë repartin me Willi Orban. Kapiteni u kthye në fushë kundër Wolfsburg pas një jave mungesë, për të dhuruar qeliza staminale. Rose mund të konsiderojë të bëjë ndryshime në krahë, me Lukas Klostermann që shpreson të mundë konkurrencën e Mohamed Simakan dhe Benjamin Henrichs. Në të majtë, Marcel Halstenberg është i favorizuar të nisë titullar përpara David Raum.

GUARDIOLA DUHET TË BËJË VETËM PA STONES

Te Manchester City, John Stones është i vetmi që mbetet jashtë pasi po rikuperon një dëmtim në kofshë. Guardiola ka një skuadër të plotë në dispozicion. Tekniku spanjoll ka bërë të paktën një ndryshim në mbrojtjen e tij në secilën nga 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Nuk përjashtohet të bëjë dicka të tillë edhe kundër Leipzig. Nathan Ake, Manuel Akanji dhe Rico Lewis që të gjithë shpresojnë të kthehen titullarë. Bernardo Silva me shumë mundësi do të vazhdojë rolin e tij të improvizuar si mbrojtës i majtë. Detyra e tij është të zhvendosur në një pozicion në mesfushë përkrah Rodrit kur City është në zotërim të topit. Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan ka të ngjarë të mbajnë vendet e tyre në mes të fushës. Riyad Mahrez mund të rikthehet në formacionin fillestar në dëm të Phil Foden ose Jack Grealish. Ndërsa Erling Braut Haaland, që ka shënuar gjashtë gola në katër takimet e mëparshme kundër Leipzig, është i vetmi i padiskutueshëm.

FORMACIONET E MUNDSHËM

RB Leipzig:

Blaswich; Klostermann, Orban, Gvardiol, Raum; Schlager, Laimer; Szoboszlai, Forsberg, Werner; Silva

Manchester City:

Ederson; Walker, Akanji, Ake; Rodri, Bernardo; Mahrez, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland

Round of 16 Champions League

21:00 Inter - FC Porto

21:00 RB Leipzig - Manchester City

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI