Flash

Nga flakët në muze: rishfaqet në Madrid makina e Grosjean e djegur në Sakhir

Lapsi.al 21 February 2023
Nga flakët në muze: rishfaqet në Madrid makina e Grosjean e

Formula 1 po përgatitet të rifillojë nga Bahrein dhe cirkuiti i Sakhir. Pikërisht aty ku karriera e Romain Grosjean përfundoi të dielën e 29 nëntorit 2020. Piloti doli mrekullisht nga mbetjet e djegura të Haas-Ferrarit të tij të përplasur me barrierat. Aksidenti u shkaktua nga kontakti me Alpha Tauri të Daniil Kvyat, disa kthesa pas fillimit të garës së parafundit të sezonit. Mbetjet e nxira të qelizës së mbijetesës së makinës do t'i shfaqen publikut për herë të parë pas rreth një muaji. Të premten më 24 mars, si pjesë e ekspozitës multimediale Formula 1 IFEMA në Madrid, të apasionuarit mund të shohin cfarë ka mbetur nga makina Haas, për të kuptuar sa me fat është Grosjean.

Piloti francez është rikthyer në gara në 2021 dhe aktualisht garon në Indycar me Andretti. Mbetjet e djegura të Haas VF-20 do të jenë një nga pikat kryesore të një instalimi multimedial. Ai do të kompletohet nga një ekran gjigant që do të projektojë vazhdimisht sekuencat e aksidentit. Disa prej tyre janë të shpallura si të papublikuara, ndërsa do të jetë edhe dëshmia e Romain. Piloti tregon aty momentet dramatike që ai përjetoi në afërsisht tridhjetë sekondat e kaluara mes flakëve.

Lexo më tej: Video/ Makina ndahet në dysh e merr flakë pas përplasjes: një mrekulli që Grosjean jeton

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI