Flash

"Fëmijët luajnë futboll mes gropave të bombave": Andriy Shevchenko rrëfen dramën në Ukrainë

Lapsi.al 21 February 2023
"Fëmijët luajnë futboll mes gropave të bombave":

Andriy Shevchenko në kuadër të mbrëmjes së bamirësisë 'Të bashkuar për Ukrainën" në Milano ka përfituar të kthejë vëmendjen në atë që po ndodh. "Fatkeqësisht lufta ka sjellë kaq shumë vështirësi. Kaq shumë njerëz po vdesin dhe mbi të gjitha po vuajnë kaq shumë fëmijë. E pashë me sytë e mi kur shkova në Irpin, një nga qytetet më të shkatërruar nga sulmet ruse. Pashë stadiumin, ishte i shkatërruar plotësisht. Por pashë 3-4 fëmijë që luanin futboll mes gropave të krijuara nga bombat”.

"Unë mendoj se sporti ka një vlerë shumë të rëndësishme dhe një forcë shumë të rëndësishme. Në sytë e fëmijëve kam parë shpresën për të jetuar një jetë. Përmes sportit ne mund t'u japim atyre edhe më shumë shpresë për të luftuar dhe jetuar", vazhdoi Andriy Shevchenko. Ish-Topi i Artë u pyet nëse dëshironte t'i dërgonte një mesazh presidentit rus Vladimir Putin. Përgjigjia e Shevcenko ishte e shkurtër dhe e prerë: "Për mua ky person nuk ekziston".

Lexo më tej: Ukraina shkon në Katar me ngjyrat e flamurit: gjest i bukur i Lewandowski dhe Polonisë

Për mënyrën sesi bota e sportit duhet të sillet përballë luftës, Shevcenko shtoi: "Pozicioni im nuk ka ndryshuar që nga fillimi i luftës. Mendoj se sportistët rusë duhet të jenë jashtë të gjitha garave. Derisa të përfundojë lufta në Ukrainë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI