Flash

Sevilla thyen heshtjen ndaj çështjes Barcelona: "Dyshime mbi integritetin e garave spanjolle të futbollit"

Lapsi.al 20 February 2023
Sevilla thyen heshtjen ndaj çështjes Barcelona: "Dyshime mbi

Sevilla thyen heshtjen e klubeve spanjolle për rastin Negreira. Shoqëria andaluziane në fakt ka nxjerrë një shënim zyrtar ku komunikon “shqetësimin dhe indinjatën” e saj. Ky është reagimi i parë për atë që ka dalë nga hetimet e prokurorisë katalanase në lidhje me pagesat e bëra nga Barcelona për ish-zëvendëspresidentin e Kolegjit arbitral në La Liga. Sipas zbulimeve të fundit, klubi blaugrana i ka paguar atij pothuajse 7 milionë euro midis 2001 dhe 2018.

KOMUNIKATA E SEVILLA-s

“Disa ditë pasi informacioni për të ashtuquajturën “rasti Negreira” arriti në opinionin publik, Sevilla FC dëshiron të shprehë shqetësimin dhe indinjatën e saj për atë që dita-ditës zbulohet përmes mediave. Është absolutisht e nevojshme të shkohet deri në fund të çështjes. Për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe, nëse është e nevojshme, për të konstatuar ndonjë përgjegjësi.

Serioziteti i fakteve të njohura deri më sot, vë në pikëpyetje dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e garave të futbollit spanjoll. Kjo e shtyn Sevilla FC të kërkojë publikisht që La Liga dhe RFEF, si përfaqësues kryesorë të futbollit spanjoll, të marrin pjesë në të gjitha proceset që mund të lindin nga kjo çështje, pasi të kenë përfunduar hetimet.

Së fundi, është dëshira e Sevilla FC të pohojë se, përtej klubeve dhe institucioneve të tyre, mbështetësit e të gjitha skuadrave meritojnë respekt. E është përgjegjësi e drejtuesve që të favorizojnë mjedisin e nevojshëm, në mënyrë që ndershmëria e garave në të cilat marrim pjesë, të mos vihet kurrë në dyshim”.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, kishte sqaruar tashmë ditët e fundit se Barcelona nuk rrezikon të marrë penalitete nga drejtësia sportive spanjolle. Faktet për të cilat akuzohet klubi janë tashmë të parashkruara. Organizmat ndërkombëtare, FIFA dhe UEFA, megjithatë, kanë të drejtë të sanksionojnë klubin katalanas nëse akuzat konfirmohen nga drejtësia e zakonshme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI