Flash

Real Madrid zgjedh pasuesin e Benzema: Juventus kërkon 100-120 milionë euro për Dusan Vlahovic

Lapsi.al 20 February 2023
Real Madrid zgjedh pasuesin e Benzema: Juventus kërkon 100-120 milionë

“Bombë” e zhurmshme e merkatos së futbollit, vjen nga Spanja e përfshin Dusan Vlahovic. Sipas raportimeve të AS, sulmuesi i Juventus ka përfunduar në shënjestër të Real Madrid. Në detaje, zërat për sulmuesin serb janë në vazhdën e atyre për një interesim të madh të një klubi anglez në janar. Tratativë që ka përqendruar vëmendjen mbi lojtarin. Edhe atë të Blancos, që ka lëvizur në projeksionin e verës së ardhshme.

Problemet ekonomike të Juventusit dhe sanksionet e fundit të Gjykatave sportive, po i bëjnë bardhezinjtë të vlerësojnë uljen e barrës së pagave. Pikërisht në këtë drejtim, siç raporton AS, në merkaton dimërore, drejtuesit e Juventusit negociuan shitjen e Vlahovic. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një skuadër të madhe të Premier League, me shumë mundësi United. Vlerësimi për serbin është mes 100 dhe 120 milionë euro. Në janar, kur diskutimet ishin gati të përfundonin dhe marrëveshja duhej të finalizohej, menaxheri i serbit bllokoi gjithçka. Kështu, transferimi i qendërsulmuesit është shtyrë për në verë, ku anglezët mund të sfidohen nga merengues.

Pikërisht kështu, sepse bllokimi ka sjellë në lojë edhe Real Madrid, shumë të interesuar për situatën e serbit. Një lëvizje që Blancos e kanë ndërmarrë duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur te Haaland dhe Mbappe'. Dy lojtarët janë nën kontratë me Manchester City dhe PSG, jo saktësisht dy skuadra në nevojë të shesin lojtarë. Dusan Vlahovic, në fakt, është alternativa e identifikuar nga Carlo Ancelotti për të forcuar repartin ofensiv. Shumë do të varet gjithashtu nga e ardhmja e Benzema. Por Dusan është sigurisht një profil i ndjekur me vëmendje ekstreme në Madrid.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI