Flash

Video/ Kean e hapi, Di Maria e mbylli: Juventus nuk mahnit, por fiton edhe në Spezia

Lapsi.al 19 February 2023
Video/ Kean e hapi, Di Maria e mbylli: Juventus nuk mahnit, por fiton edhe

Juventus nuk gaboi dhe fitoi pozicione në renditje. Në javën e 23 të Serisë A, skuadra e Max Allegri fitoi 2-0 ndaj Spezia dhe mbërrin -9 nga vendi i gjashtë i Atalantës. Në Picco provë cinike e bardhezinjve, të cilët vuajtën, por marrin në shtëpi tre pikë të rënda. Në pjesën e parë Kean (32') zhbllokoi ndeshjen duke devijuar në rrjetë një krosim të Kostic. Më pas Di Maria (66') në pjesën e dytë u kujdes të siguronte rezultatin. Argjentinasi dyfishoi me një goditje diagonale në hyrje të zonës. Në fund Perin u tregua vendimtar me disa super ndërhyrje.

Lexo më tej: Video/ Vlahovic nuk mjafton, Juventus ndalet nga Nantes me polemika: Bayer e pëson nga Monaco, Sevilla bën tris

Një gol në çdo pjesë loje dhe Juventus vazhdon operacionin e rikthimit në kampionat. Këtë herë e pësoi Spezia me shumë dëshirë, herë pas here edhe e pafat, sigurisht e ndëshkuar nga cinizmi i skuadrës bardhezi. Nëse Juventus humbi shumë kundër Nantes, në Picco goditën shënjestrën me dy tentativat e para. Kean dhe Di Maria vendosën gjithcka. Megjithatë, 0-2 nuk jep një pasqyrë të mirë të paraqitjes së miqve, të cilët vuajtën gjatë në zhvillimin e lojës. Në renditje, bardhezinjtë ngjiten për një moment në vendin e shtatë. Ndërsa Spezia, pas katër humbjeve në pesë ndeshjet e fundit, fillon të shikojë prapa me frikë.

Në ndeshjet e tjera, Atalanta befasohet në shtëpi nga Lecce. Bergamaskët janë në zonën e Conference League, por gjithësesi kanë 9 pikë avantazh ndaj Juves. Fiorentina nuk shkon më shumë se barazimi pa gola me Empolin. Golit të pjesës së parë të Cambiaghi iu përgjigj pesë minuta nga fundi Cabral. Lazio shkoi të fitonte 0-2 në Salerno. Dygolëshi i Immobile ndëshkoi vendasit që janë të 16, katër mbi zonën e rënies.

Serie A Italy

Atalanta 1-2 Lecce

Fiorentina 1-1 Empoli

Salernitana 0-2 Lazio

Spezia 0-2 Juventus

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI